PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se partia e tij mund të diskutojë për presidentin menjëherë pas miratimit të ligjit.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e ta gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.
Ai tha se mes palëve janë zhvilluar biseda dhe se mbeten edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje, por shtoi se nuk e di nëse ajo do të arrihet.
Hamza tha se kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk lidhet me nevojën e PDK-së për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së presidentit, por me rëndësinë që, sipas tij, kjo çështje ka përtej partisë.
Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen
Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend ligjin e Gjykatës Speciale
Prishtinë, nata e 17 e protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 20:52 Konflikt mes dy personave në Korçë, njëri mbetet i lënduar
- 20:50 Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim
- 20:46 Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg
- 20:43 Shpërbëhet banda e vjedhjeve në Athinë, 8 të arrestuar
- 20:34 Deputeti i PDK-së, Lushtaku: Kurti të tregojë seriozitet për ligjin e Dhomave të Specializuara, nuk ka kohë për lojëra
- 20:07 Fëmijët e helmuar në Korçë, policia procedon një mjeke dhe drejtoreshën e kopshtit