web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqërohet nga Policia/ Kanosi gazetaren, autori procedohet penalisht

3 Tetor 2026, 21:15, Kronika CNA

Shoqërohet nga Policia/ Kanosi gazetaren, autori procedohet penalisht

Forcat blu kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Maliqit  autorin e kërcënimit me mesazhe ndaj gazetares Iris Rezhda.  

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga i ati i gazetares, autoritetet nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. K., 30-vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Kanosja”.

Shoqërohet nga Policia/ Kanosi gazetaren, autori procedohet penalisht
Foto e autorit

30-vjeçari, gjatë ditës së sotme, ka kanosur me mesazh në rrjetet sociale shtetasin R. R., 69-vjeç, babain e gazetares Iris Rezhda.

"Ky shtetas dyshohet se e ka kanosur 69-vjeçarin për shkak të detyrës së vajzës së tij,  e cila, ditën e djeshme në Korçë, gjatë ushtrimit të detyrës si gazetare, pati një konflikt verbal me një deputet, në përfundim të një aktiviteti elektoral",-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Asossacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Përmes një deklarate, AGSH thekson se kërcënimet ndaj gazetares Iris Rezhda dhe familjes së saj duhet të hetohen menjëherë. 

"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimin e situatës ndaj gazetares së CNA, Iris Rezhda, pas incidentit të raportuar një ditë më parë në Korçë gjatë ushtrimit të detyrës së saj.
Gazetarja ka bërë publik një mesazh kërcënues që, sipas saj, i është dërguar babait të saj, duke e shtrirë tashmë presionin edhe ndaj familjarëve. Rezhda ka bërë të ditur se, së bashku me të atin, ka depozituar kallëzim në polici dhe ka vënë në dijeni autoritetet. Policia tha se ka nisur hetimet dhe se ka proceduar një person. Gjithashtu Policia shtoi se kërcënimet dyshohet të jenë bërë për shkak të punës së gazetares.
Për AGSH-në, çdo kërcënim ndaj një gazetari për shkak të punës së tij është i papranueshëm. Akoma më shqetësuese është përfshirja e familjarëve si mjet presioni apo intimidimi ndaj një gazetari.
AGSH kërkon nga policia trajtim të plotë të rastit dhe siguri për të familjen e saj.
AGSH qëndron në solidaritet të plotë me Iris Rezhdën dhe familjen e saj",thekson AGSH.





Lajmet e fundit nga