“Kurti me SHBA nuk ka marrëdhënie!” Gavrani: Fotoja me Trump nuk tregoi asgjë!

3 Tetor 2026 | 21:25

Mimoza Gavrani, Koordinatore e programit Western Balkans Fund (Fondi i Ballkanit Perëndimor),  ka diskutuar në “Review” me Greta Topjana mbi zhvillimet politike në Kosovë, si dhe raportet e Albin Kurtit me SHBA-në dhe sfidat lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Gavrani shprehet skeptike për udhëtimin e Albin Kurtit në SHBA, të cilin nuk e quan si një sukses. Sipas saj, fotografia e publikuar me Donald Trump nuk dëshmon dyer të hapura apo vëmendje specifike politike nga Uashingtoni për Kosovën.

“Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rëndësishme: e para është udhëtimi i zotit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, agjendën e të cilës e morëm vesh pak më vonë dhe ishte pjesëmarrja në konferencën e rëndësishme. Mirëpo për mua nuk rezulton të jetë njëri nga takimet e suksesshme që zoti Kurti do të mund të kishte realizuar sa i përket shkuarjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse nuk mendoj që dyert e Shteteve të Bashkuara janë plotësisht të hapura për të.

Se ne pamë një fotografi të postuar nga ana e zotit Kurti duke thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga aleatët më të fortë të Kosovës”, tha ajo.

Sipas Mimoza Gavranit, mungesa e një balance diplomatike që mbahej më parë nga figura si Vjosa Osmani bën që lidershipi aktual të ketë nevojë për me shume mbështetje nga ndërkombëtarët.

“E shoh skeptike sepse mendoj që zoti Kurti do duhej të jetë i hapur sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për suportin e tyre politik që ka nevojë sidomos në këtë kohë, sepse haptazi shihet që nuk po ndodh, domethënë nuk ka një vëmendje specifike politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi këtij lidershipi, sidomos me mungesën e Vjosa Osmanit, e cila ishte figura kryesore që i mbante këto raporte dhe balancë diplomatik.

Në anën tjetër, mos harrojmë që edhe vizita e zonjës Von der Leyen kishte lënë disa mesazhe specifike që e hidhnin atë pataten e ngrohtë te zoti Kurti, që këto janë institucionet e juaja dhe ju takon juve t’i zgjidhni, gjë që mendoj zoti Kurti në këtë rast e kuptoi drejtë dhe filloi t’i bëjë këto matematikat e tij politike”.

Koodinatorja e WBF shprehet se Kurti nuk duket të ketë një “Plan B” pas dështimit të kandidatit të parë, që sipas Gavranit mund të sjellë skenarë të përsëritur politikë apo zgjedhje të reja.

“Po i afrohemi datave të rëndësishme, pra datës së 6 tetorit, e cila është data finale e përzgjedhjes së presidentit. Prapë se në anën tjetër mendoj që është alarm se zoti Kurti nuk ka një president tjetër përveç zotëriut që kishte, pra profesorit të nderuar që kishte emëruar më herët që nuk i mori votat e mjaftueshme. Kështu që nuk ka një plan B ose një plan tjetër.

Krejt kjo po krijon prapë skenarë të njohur politikë, të cilët për mendimin tim janë shumë skeptikë që të rezultojnë në një rezultat të shpejtë e të suksesshëm ku do të jenë përfitues edhe pozitivisht jo vetëm zoti Kurti si parti e cila ka fituar zgjedhjet e fundit, mirëpo edhe populli i Kosovës, pavarësisht nga cila parti vjen.

Mendoj që shenjat nuk janë premtuese sepse zoti Kurti ka dëshmuar shumë herë që nuk mban premtimet politike të cilat ai ka bërë. Ky është moment shumë delikat. Mirëpo zoti Kurti ka besim të thellë dhe madje ndoshta është shumë pozitiv që do të fitojë edhe më shumë vota nëse shkon në zgjedhje të tjera. Duket që qëndron ballëhapur karshi këtij fakti që mund ta çojë Kosovën në zgjedhje”, përfundoi Mimoza Gavrani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani presidente? Analisti Tafani: E pëlqyeshme nga diplomatët e huaj, por nuk frymëzon votuesit

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën në Euronews, analisti Endri Tafani u shpreh skeptik për mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e...
21:24 | 03/10/2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi...
21:21 | 03/10/2026

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka shkelje ligjore në nismën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat...
07:55 | 03/10/2026