Vjosa Osmani presidente? Analisti Tafani: E pëlqyeshme nga diplomatët e huaj, por nuk frymëzon votuesit
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën në Euronews, analisti Endri Tafani u shpreh skeptik për mundësinë e rizgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së Kosovës. Tafani u ndal te profili i saj dhe te mbështetja që ajo mund të ketë në skenën politike.
“Mund të jesh mirë nga ana diplomatike, një figurë e pëlqyeshme nga diplomatët e huaj, por problemi është që nuk je politikane që frymëzon. Rezultatet e fundit të LDK-së nuk ishin të mira. Është punë e piruetave që bëhen. Një person që bën shumë pirueta politike, kalon sa këtej andej, nuk është se merr vota të njerëzve. Mund të jetë shumë i mirë për diplomaci, teknokrat, por kaq, se kur vjen puna te votat…”, u shpreh Tafani.
Analisti e lidhi gjithashtu situatën aktuale të Osmanit me raportin e saj politik me kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, Osmani i qëndroi besnike Kurtit për një periudhë, ndërsa më pas ndryshoi pozicion politik.
“Ajo i qëndroi besnike zotit Kurti dhe kur Kurti nuk ia vuri emrin, ndërroi barrikadë”, tha Tafani.
PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen
Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend ligjin e Gjykatës Speciale
- 21:21 PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
- 20:52 Konflikt mes dy personave në Korçë, njëri mbetet i lënduar
- 20:50 Kontrollet e policisë në Vlorë, fokus automjetet me xhama të zinj dhe personat në kërkim
- 20:46 Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë: Mbi 80% e rezervave emergjente të naftës janë tashmë në treg
- 20:43 Shpërbëhet banda e vjedhjeve në Athinë, 8 të arrestuar
- 20:34 Deputeti i PDK-së, Lushtaku: Kurti të tregojë seriozitet për ligjin e Dhomave të Specializuara, nuk ka kohë për lojëra