Ibrahimovic i bën vetes dhuratën e çmendur për ditëlindje, një Ferrari F80 që kushton 3.6 milionë euro
Zlatan Ibrahimovic e ka festuar në mënyrën më “Zlatan” të mundshme 45-vjetorin e tij. Ish-sulmuesi suedez i ka bërë vetes një dhuratë luksoze: një Ferrari F80, një prej supermakinave ekskluzive të prodhuesit italian.
Ibrahimovi ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e momentit kur mori në dorëzim makinën në Maranello, ndërsa në postimin e tij shkroi thjesht: “Gëzuar ditëlindjen Zlatan”.

Ferrari F80 ka një fuqi prej 1.200 kuajsh fuqi, arrin nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.15 sekonda dhe mund të kalojë shpejtësinë 350 km/h. Sipas njoftimeve, vetëm 799 ekzemplarë të këtij modeli do të prodhohen, duke e bërë makinën një nga modelet më të rralla të Ferrari-t.
Çmimi? Rreth 3.6 milionë euro, pa llogaritur opsionet shtesë. Dhe për Zlatanin, kjo nuk është makina e parë ekskluzive e markës italiane në garazhin e tij. Koleksioni i suedezit përfshin edhe modele si Ferrari Enzo, LaFerrari, Monza SP2 dhe Daytona SP3.
Një tjetër ditëlindje, një tjetër Ferrari dhe një tjetër dhuratë që vetëm Zlatan mund t’ia bëjë vetes.




