web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarm në Korçë/ Të tjerë fëmijë me helmim, konsumuan drekën në kopsht

3 Tetor 2026, 21:36, Aktualitet CNA

Alarm në Korçë/ Të tjerë fëmijë me helmim,

Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë.

Pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në spital me simptoma gastrointestinale, burime bëjnë me dije se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma të ngjashme.

Sipas prindërve, shqetësimet janë shfaqur pas konsumimit të drekës në kopsht.

Mësohet se këto raste të tjera nuk janë paraqitur në spital.

Prindërit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për verifikimin e situatës dhe të garantohet siguria e fëmijëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga