Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konflikt në Korçë, një 54-vjeçar gjendet i dëmtuar në kokë

Shkruar nga Newsbomb
Konflikt në Korçë, një 54-vjeçar gjendet i
Foto ilustruese

Një konflikt mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku njëri prej tyre ka mbetur i lënduar. Në vendngjarje është gjetur një 54-vjeçar me dëmtime në kokë. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se në momentin e konfliktit ndodhej në gjendje të dehur.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes mes dy personave, ndërsa mbetet për t'u përcaktuar edhe mënyra se si 54-vjeçari ka marrë dëmtimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore për të sqaruar dinamikën e konfliktit, si dhe për të identifikuar personin tjetër të përfshirë në ngjarje.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese