Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, policia “blindon” Ndroqin

Shkruar nga Newsbomb
LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, policia
 

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar mbrëmjen e sotme zonën e Ndroqit në Tiranë. Pas sinjalizimit për të shtënat, efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar katër persona, të cilët po verifikohen në lidhje me ngjarjen.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se është përdorur një armë gjahu. Ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon kontrollet dhe veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit. Pritet një njoftim zyrtar për të mësuar më shumë se ç’ka ndodhur në Ndroq, ku forca të shumta policore ndodhen aktualisht në vendngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese