web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtënat në Ndroq/ Shoqërohen 4 shtetas, sekuestohet çiftja

3 Tetor 2026, 22:26, Kronika CNA

Të shtënat në Ndroq/ Shoqërohen 4 shtetas, sekuestohet

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë të regjistruara sonte në Ndroq.

Mësohet se në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe të Ndroqit ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu të llojit çifte dhe municion.

Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit./CNA





Lajmet e fundit nga