MAGAZINË /

“Zonjat në video duhet të mbajnë përgjegjësi”, Selin Bollati: Bashkëshortja po i qëndron pranë Adi Hilës

Shkruar nga Versus
“Zonjat në video duhet të mbajnë
Selin Bollati

Sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel nisi me një debat mbi publikimin e pamjeve intime të personazheve të njohura të ekranit. Në tryezën e moderimit, Ori Nebijajt dhe Ema Andreas iu bashkuan Selin Bollati dhe Orinda Huta.

Selin u shpreh se përgjegjësia për përfshirjen në një marrëdhënie duhet të ndahet mes palëve. Ajo deklaroi gjithashtu se, sipas informacioneve që disponon, bashkëshortja e Adi Hilës po i qëndron pranë në këtë periudhë.

“Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Selin, duke iu referuar grave që ajo i cilësoi si palë të treta në marrëdhënie.

Qëndrimi i saj u kundërshtua nga Orinda Huta, e cila theksoi se publiku nuk mund të njohë dinamikat private të një çifti dhe se gjykimi i mëparshëm ndaj një personi nuk duhet të përsëritet ndaj të tjerëve.

Debati nisi nga krahasimi që Selin bëri me reagimet ndaj Beatriks Ramosajt gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Pjesë nga diskutimi:

Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Beatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.

Orinda: Nuk mund t’i paralelizojmë. Se kryqëzuam Beatriks, nuk mund ta bëjmë edhe tani. A nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?

Selin: Duhet të jemi sipas parimeve të kulturës sonë.

Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta.

Selin: Nuk mund të bëhemi mendjehapur deri në ekstrem.

Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?

Selin: Nuk po themi që t’i kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.

Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.

Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës ta quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.

Ori: Është i sëmurë ai person.

 

Poll