Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak ditë më parë, dhe transmetimit të saj live në Tik Tok.
Mediat Italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarët Ilber Arshi, 39 vjeç, Andea Petroniq, 43 vjeç, dhe Daniel Myrtaj, 24 vjeç, ky i fundit edhe autor i transmetimit live në TikTok. Ai akuzohet dhe për përdorim të paligjshëm të telefonit celular brenda institucionit. Personi i katërt, është kolumbiani Jerson German Bolanos, 39 vjeç.
Akuzat ndaj tyre janë se ‘drejtim i revoltës brenda burgut'. Sipas akuzave, ata kanë organizuar revoltën në burgun Don Bosco të Pizës. Të katër akuzohen gjithashtu për dëmtim të pronës, pasi kanë shkatërruar një pjesë të madhe të sektorit ku ndodheshin qelitë e tyre. Aktualisht ata janë transferuan menjëherë në institucione të tjera penitenciare në Toscana.
Revolta
Në revoltën që ndodhi më 1 tetor, morën pjesë edhe 16 të burgosur të tjerë, të cilët tashmë janë identifikuar, ndërsa të tjerë janë ende në proces identifikimi. Sipas gjyqtarit për hetimet paraprake, Domenico Vatrano, ata kanë kryer akte dhune, kërcënime dhe rezistencë ndaj urdhrave të dhënë nga Policia Penitenciare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Revolta nisi rreth orës 19:00 dhe pati edhe përplasje mes disa të burgosurve dhe efektivëve të Policisë Penitenciare. Brenda burgut ndërhynë disa ambulanca për t'u ardhur në ndihmë personave që kishin nevojë.
Transmetimi në rrjetet sociale
Gjatë transmetimit live në rrjetin social, të burgosurit, me fytyra të zbuluara dhe pa shenja të dukshme dhune, alternuan deklaratat në gjuhën italiane dhe shqipe. Ata pretenduan se ishin 'rrahur me shkopinj gome' dhe se kishin 'të drejtën të mos përgjohemi dhe të mund të flasim lirshëm ndërsa jemi në qeli, pa pasur frikë se po përgjohemi', shkruan media italiane.
© SYRI.net