web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Videot intime të kompozitorit/ Gazetarja: Pikëpyetje për abuzim me pozitën e tij dhe të miturit

3 Tetor 2026, 22:46, Aktualitet CNA

Videot intime të kompozitorit/ Gazetarja: Pikëpyetje për abuzim

Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar pas përmasave që ka marrë publikimi i disa videove intime në rrjet.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Mejdini shpreh shqetësimin për përfshirjen në video edhe të një djali të ri, i cili ishte fëmijë kur përformonte dhe kompozitori i përmendur në video e mbante përdore.

Sipas gazetares, kjo rrethanë ngre pikëpyetje serioze nëse Hila mund të ketë abuzuar me pozitën e tij dhe me marrëdhënien e pushtetit, për më tepër ndaj një të mituri.

“Nëse deri tani çështja e kompozitorit Hila dukej e parëndësishme për t’u komentuar në aspektin moral, nisur nga fakti se personat e përfshirë ishin të rritur dhe kishin zgjedhur me konsensus të kishin një marrëdhënie intime, sot kjo çështje ka marrë një kthesë krejt tjetër.

Në një video shfaqet një djalë i ri, i cili, disa vite më parë, kur ishte fëmijë, performonte përballë tij, ndërsa Hila, në kuadër të një programi televiziv, kishte në dorë mundësinë për të ndikuar në avancimin e tij në karrierë.

Kjo rrethanë ngre pikëpyetje serioze nëse Hila mund të ketë abuzuar me pozitën e tij dhe me marrëdhënien e pushtetit, për më tepër ndaj një të mituri. Po aq shqetësuese është mundësia që ky të mos ketë qenë një rast i izoluar, por pjesë e një sjelljeje sistematike. Këto janë, natyrisht, çështje që duhen hetuar dhe provuar dhe jo të paragjykohen paraprakisht.

Por, nëse ka persona të tjerë që kanë qenë të mitur në kohën kur mund të kenë ndodhur raste të tilla ata duhet me guxim, t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që faktet të hetohen dhe autori, të përballet me ligjin.

Turpi nuk duhet t’i ndalojë të flasin. Ai nuk u përket atyre, por njerëzve që përdorin autoritetin apo pushtetin për të abuzuar me ata që janë më të dobët dhe më të pambrojtur”,-shkruan Meidini./CNA

 





Lajmet e fundit nga