LIVE UPDATES
Bota

REL: Propozimi për Serbinë tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë

Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të vizave ndaj individëve që pengojnë marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së dhe NATO-s, si dhe distancimi nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Iranit.

3 Tetor 2026, 22:48 Nga I.A

REL: Propozimi për Serbinë tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në

Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është dërguar Senatit amerikan, është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se pas tij qëndrojnë një senator republikan dhe një demokrat, por edhe sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.

Propozimin për ligj e kanë paraqitur Chuck Grassley, senator republikan, dhe demokrati Richard Blumenthal.

Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të vizave ndaj individëve që pengojnë marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së dhe NATO-s, si dhe distancimi nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Serbisë i kërkohet forcimi i sundimit të ligjit, hetimi i rasteve të korrupsionit, si dhe një hetim i plotë i rrethanave të tragjedisë së Novi Sadit, shembjes së strehës së çatisë në stacionin hekurudhor dhe vdekjes së 16 personave, si dhe hetimi i, siç thuhet, përdorimit të tepruar të forcës ndaj demonstruesve në Serbi.

Që ligji të hyjë në fuqi, është e nevojshme të miratohet në të dyja dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Para dy muajsh, një projektligj pothuajse identik me këtë, i cili iu dorëzua Senatit për miratim, në fund të gushtit iu paraqit Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit nga kongresmeni republikan Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.

Duke pasur parasysh zhvillimet intensive në javët para zgjedhjeve, Vuçiqi - i cili më 27 shtator, një muaj para ditës së votimit, dha dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë - është kryesisht i orientuar drejt çështjeve të brendshme, shton Olson.

“Marrëdhëniet e tij me SHBA-në historikisht kanë qenë më të afërta me degën ekzekutive të pushtetit. Dialogu i ri strategjik SHBA-Serbi dhe interesi i administratës për EXPO 2027 në Serbi konsiderohen si kulmi i marrëdhënieve ndërmjet qeverisë së tij dhe administratës së Trumpit”, thotë ajo.

Projektligji, ndërkaq, parasheh edhe pezullimin e dialogut strategjik, i cili pas më shumë shtyrjesh dhe një vit e gjysmë pasi ishte hapur, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së u rinovua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe infrastrukturës në korrik të këtij viti.

Momenti në të cilin propozimligji dypartiak për Serbinë i është dërguar Senatit amerikan për procedurë është vendimtar, vlerëson Ilva Tare, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik, në një deklaratë për REL-in.

“Vetë ligji përfaqëson një mesazh të rrallë dypartiak nga të dyja dhomat e Kongresit, të dërguar vetëm tri javë para zgjedhjeve të 25 tetorit”, thotë kjo bashkëbiseduese.

“Edhe Departamenti i Shtetit, në raportin për Ballkanin Perëndimor, thekson se qeverisja e dobët në Serbi krijon hapësirë për ndikimin rus dhe kinez. Megjithatë, gjuha e këtij ligji është më afër përpjekjeve të Brukselit për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kushtëzimin demokratik”, nënvizon Tare.

“A do ta ndryshojë ky ligj sjelljen e Vuçiqit? Besoj se kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe as pa presion të brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu, do të duhet të shohim rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse rezultatet do të pranohen”, thotë Tare.

Duke shtuar se, me miratimin e projektligjit, Kongresi do të mbante një qëndrim të rëndësishëm, Tare thekson se nisma vjen në një moment të rëndësishëm, duke pasur parasysh se në Serbi më 25 tetor mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në to merr pjesë Lista e Studentëve, si përfaqësuese e lëvizjes studentore, e cila u formua mbi valën e protestave kundër korrupsionit që zgjatën për më shumë se një vit.

Në projektligj theksohet veçanërisht nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, si dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe tubimit.

“Këto zgjedhje gjithashtu mund t’i japin fund politikës së jashtme shumëvjeçare të Vuçiqit për të mbajtur marrëdhënie me të gjitha palët njëkohësisht, ndërsa ky proces mund të shënojë një moment të së vërtetës”, thekson ajo, duke iu referuar politikës shumëvjeçare të Serbisë, e cila bazohet në bashkëpunimin paralel me Rusinë, Kinën dhe SHBA-në, krahas angazhimit për procesin e integrimit evropian.

“Vuçiqi nuk do ta ndryshojë sjelljen, pavarësisht gjithçkaje. Ai do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij, e cila në thelb konsiston në qëndrimin në pushtet për aq gjatë sa të jetë e mundur”, beson Ivana Strander, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë.

“Por kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse i dërgon një sinjal shumë të qartë opozitës se Amerika po i ndjek hapat e Vuçiqit”, thotë Strander në një deklaratë për REL-in, duke shtuar se “Vuçiqi është mik me Kinën, Rusinë dhe Iranin, ndërsa me miq si Vuçiqi, Uashingtoni nuk ka nevojë për armiq”.

Ajo shton se Vuçiqi paraqitet si shtyllë e stabilitetit, gjë që, sipas mendimit të saj, nuk është e vërtetë.

“Ai është ai që gjithmonë dëshiron t’i rrisë tensionet, pastaj t’i ulë ato dhe më pas të paraqitet si shtyllë e stabilitetit”, përfundon ajo.

Strander nuk ka dilema sa i përket drejtimit nga vjen mbështetja e jashtme për pushtetin aktual në Serbi.

“Në fakt, Putini është ai që ka thënë hapur se shpreson që Vuçiqi të bëhet kryeministër. Kjo në fakt do të thotë se Moska është e gatshme ta destabilizojë Serbinë dhe t’i sigurojë Vuçiqit një pako masash për ruajtjen e regjimit”, thotë ajo.

Vladimir Putini, presidenti i Rusisë, deklaroi në një forum në Moskë para dy ditësh se shpreson që Vuçiqi të jetë kryeministri i ardhshëm serb. Kjo deklaratë deri më tani është i vetmi sinjal se në çfarë drejtimi po shikon Kremlini në prag të zgjedhjeve të ardhshme./REL

chuck grassley richard blumenthal olivia olson

Sondazh

Poll

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...