ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar 3 Tetor, 19:11...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
Kjo është pika ku Shqipëria duhet të jetë veçanërisht e kujdesshme. Pavarësia e një institucioni nuk duhet të kthehet në paprekshmëri.
Kur pushtetet harrojnë se shteti nuk është pronë e askujt
Ka një moment kur një konflikt për para pushon së qeni konflikt për para. Shqipëria duket se ka mbërritur pikërisht aty. Debati për pagat e magjistratëve, përplasja rreth zbatimit të vendimeve kushtetuese dhe tensioni politik që shoqëron protestat kanë nxjerrë në sipërfaqe një pyetje shumë më të madhe se çdo formulë page: kush e ka fjalën e fundit në këtë shtet?
Në pamje të parë kemi një konflikt mes institucionesh. Gjykatësit flasin për pavarësinë e drejtësisë dhe detyrimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mbron kompetencën e tij për të ligjëruar dhe votuar. Qeveria mbron përgjegjësinë e saj për administrimin financiar të shtetit. Secili flet nga pozicioni i vet dhe secili ka argumentet e veta. Por qytetari, që i sheh të gjitha këto nga jashtë, ka të drejtë të bëjë një pyetje shumë më të thjeshtë: Po shteti, ku është?
Sepse shteti nuk është as Kuvendi, as qeveria, as gjykatat. Të gjitha janë pjesë të tij. Dhe pikërisht këtu qëndron kuptimi i ndarjes së pushteteve: jo që njëri të mundë tjetrin, por që asnjëri të mos mund të bëjë gjithçka që dëshiron. Pushteti duhet ndarë që të mos bëhet pronë. Por ndarja, e vetme, nuk mjafton. Mund t’i kesh institucionet të ndara në letër dhe përsëri njëri të bëhet aq i fortë sa të ndikojë mbi të tjerët. Prandaj demokracia ka nevojë për kontroll dhe ekuilibër: jo që institucionet të bëhen armiq, por që secili të ketë kufij dhe mekanizma për të ndalur tjetrin kur ai kalon vijën kushtetuese.
Kjo është pika ku Shqipëria duhet të jetë veçanërisht e kujdesshme. Pavarësia e një institucioni nuk duhet të kthehet në paprekshmëri. Një gjyqtar duhet të jetë i pavarur në vendimmarrjen e tij, por kjo nuk do të thotë se është mbi ligjin. Parlamenti duhet të ketë të drejtën të votojë, por jo jashtë Kushtetutës. Qeveria duhet të administrojë paratë publike, por nuk mund ta trajtojë ligjin si një sugjerim. Pushteti nuk është i madh sepse është i pakufizuar. Është i ligjshëm pikërisht sepse ka kufij.
Prandaj kontrolli duhet të jetë real, jo dekorativ. Opozita duhet të ketë mjete reale për të kontrolluar qeverinë. Emërimet në institucionet që kontrollojnë pushtetin duhet të jenë transparente dhe meritokratike. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë kundërpesha e fundit dhe vendimet e saj duhet të kenë pasojë reale. Nëse një institucion mund ta vonojë, anashkalojë ose interpretojë sipas interesit të vet një vendim kushtetues, atëherë kontrolli pushon së qeni kontroll. Bëhet këshillë. Edhe kontrolli mbi paratë publike duhet të jetë realisht i pavarur nga ai që i shpenzon. Qeveria administron buxhetin; nuk duhet të jetë edhe gjykatësi përfundimtar i mënyrës se si e ka administruar atë.
Në fund mbetet një rregull i thjeshtë: sa më shumë pavarësi t’i japim një institucioni, aq më shumë transparencë dhe përgjegjësi duhet të kërkojmë prej tij. Pavarësia pa përgjegjësi mund të kthehet në privilegj. Pushteti pa kufi mund të kthehet në dominim. Ligji pa zbatim kthehet në letër.
Dhe këtu duhet parë edhe konflikti i sotëm. Paga është vetëm sipërfaqja. Poshtë saj ndodhet pyetja e vjetër e çdo republike: Kush kontrollon atë që ka pushtet? Në një demokraci serioze, përgjigjja nuk është ai që ka më shumë vota, ai që kontrollon buxhetin apo ai që ka shumicën. Përgjigjja është shumë më e pakëndshme: askush nuk është mbi rregullin që kufizon të gjithë.
Edhe protesta duhet parë në këtë dritë. Një protestë është ngjarje. Kohezgjatja e saje eshte fenomen i ri. Dhe fenomenet nuk shpjegohen vetëm me një pankartë apo me një fjalim politik. Kur qytetari del përsëri e përsëri në rrugë, pyetja nuk është vetëm pse proteston. Pyetja është: pse mendon se zëri i tij nuk dëgjohet mjaftueshëm brenda institucioneve? Kjo nuk do të thotë se çdo kërkesë e protestuesve është automatikisht e drejtë. Do të thotë se një demokraci që kërkon të jetë e besueshme duhet të dëgjojë edhe arsyen pse qytetari ndien nevojën të dalë në rrugë.
Sepse vota është një nga dyert e demokracisë. Institucionet janë tjetra. Protesta është ajo që ndodh kur qytetari beson se këto dyer nuk po i japin më përgjigje. Dhe këtu Shqipëria ka një paradoks të vjetër: kemi ndërtuar shumë institucione, por ende nuk kemi ndërtuar të njëjtën masë besimi tek ato. Kemi Kushtetutë, parlament, qeveri, gjykata, SPAK, KLGJ, KLP dhe një sistem të tërë kontrollesh. Por përsëri qytetari shpesh kërkon njeriun që “e njeh dikë”, telefonin që “hap derën”, mikun që “e zgjidh punën”.
Ndoshta kjo është sëmundja jonë më e vjetër politike: kemi ndërtuar institucione moderne me një mentalitet që ende kërkon pronarin e institucionit. Na intereson kush është shefi, kush vendos, kush ka ndikim, kush telefonon. Shteti ligjor fillon pikërisht atëherë kur këto pyetje bëhen të panevojshme dhe përgjigjja është vetëm një: Ligji.
Demokracia nuk ndërtohet duke ndryshuar njerëzit në karrige. Ndërtohet kur ndryshon marrëdhënia e shoqërisë me pushtetin. Kur kryeministri e di se nuk është pronari i shtetit. Kur deputeti e di se vota nuk është pronë e partisë. Kur gjyqtari e di se pavarësia nuk është privilegj personal. Kur qytetari e di se nuk duhet të ketë mik për të pasur të drejtë. Dhe kur institucionet kuptojnë se kontrolli i ndërsjellë nuk është pengesë për qeverisjen, por garancia që qeverisja të mos kthehet në pronësi.
Atëherë pyetja “Kush e zotëron shtetin?” merr të vetmen përgjigje që mund të ketë në një republikë demokratike: Askush.
Shteti nuk duhet të ketë pronar. As qeveria. As parlamenti. As gjykatat. As partitë. As oligarkët. As turma. Shteti duhet të kufizohet nga Kushtetuta, të kontrollohet nga institucionet dhe t’i shërbejë qytetarit. Sepse në çastin kur një njeri, një parti, një shumicë, një institucion apo një grup interesi fillon të sillet sikur shteti u përket atyre, republika fillon të bëhet pronë private me dokumente publike.
Dhe ndoshta ky është testi i vërtetë i Shqipërisë: jo nëse kemi një shtet të fortë, por nëse kemi një shtet që di të jetë i fortë përballë të fortit dhe i drejtë përballë të dobëtit. Sepse qytetari nuk ka nevojë për një shtet të fortë mbi të. Ka nevojë për një shtet të fortë përballë atij që është më i fortë se ai.
Në fund, një republikë nuk matet me madhësinë e pushtetit, por me kufijtë që pushteti nuk guxon të kapërcejë. Dhe kur shteti fillon t’i bindet pronarit të radhës, ai nuk është më shtet i qytetarit. Është thjesht një pushtet që ka harruar se për kë ekziston.
Agim Nesho Korrupsioni ka kohë që e ka shkatërruar shtetin, hequr shpresën dhe larguar shqiptarët në masë. Deri te rasti...
Auron Janku Ka ligje që mbrojnë qytetarin nga pushteti dhe ligje që i japin pushtetit më shumë mjete për ta mbrojtur qytetari...
Meri Lika Fillimisht po e sqaroj lexuesin për opinionin që jep një auditues kur auditon pasqyrat financiare të një shoqërie. ...
Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...
Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....
Edi Rama Ekziston një paradoks politik që Europa vazhdon ta vëzhgojë me njëfarë tolerance. Shqipëria është qev...
Irena Beqiraj Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaf...
Zgjedhjet parlamentare të Rusisë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një raund të ri në luftën e ...
Deputeti Braçe e ka cilësuar situatën ditën e fillimit të punimeve të Kuvendit si një shfaqje të “fashizmit&rd...
Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....