web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Korçë/ Ndërron jetë një person, plagoset punonjësi i policisë

4 Tetor 2026, 07:35, Kronika CNA

Aksident i rëndë në Korçë/ Ndërron jetë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës. Sipas informacioneve një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një motomjet ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas.

Viktima, drejtuesi i motorit mësohet të jetë rreth 60 vjeç. Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se, punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /CNA





Lajmet e fundit nga