Dita e sotme, e diel, do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nuk priten ndryshime të rëndësishme të situatës atmosferike gjatë ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë herë pas here më e fortë, duke arritur deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në zonat verilindore dhe juglindore, ndërsa vlerat më të larta do të shënohen në disa qytete të ultësirës dhe jugut të vendit.
Në Shkodër temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 28°C, ndërsa në Kukës nga 7°C në 23°C. Në Lezhë priten temperatura 15-27°C, ndërsa në Dibër 8-23°C.
Në Durrës temperaturat do të variojnë nga 12°C në 28°C, ndërsa në Tiranë nga 13°C në 28°C. Elbasani do të regjistrojë vlera nga 13°C deri në 29°C, ndërsa në Berat temperaturat do të luhaten nga 9°C në 29°C.
Në jug, Vlorë pritet të ketë temperatura 14-28°C, Korça 7-19°C, Gjirokastra 7-29°C dhe Saranda 14-27°C.
Temperaturat sipas qyteteve:
Shkodër: 11-28°C
Kukës: 7-23°C
Lezhë: 15-27°C
Dibër: 8-23°C
Durrës: 12-28°C
Tiranë: 13-28°C
Elbasan: 13-29°C
Berat: 9-29°C
Vlorë: 14-28°C
Korçë: 7-19°C
Gjirokastër: 7-29°C
Sarandë: 14-27°C

