Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve...

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve...

07:58, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas ekzekutimit të dështuar të Chista Pike, një ngjarje që ka ngritur pikëpyetje mbi procedurat e ekzekutimeve me injeksion vdekjeprurës në SHBA.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Tennessee, Bill Lee, i cili deklaroi se e ka pranuar vendimin e Strada-s për t’u larguar nga detyra.

“Vlerësoj gatishmërinë e tij për të vendosur në radhë të parë interesat e qytetarëve të Tennessee në këtë moment të vështirë”, tha Lee, duke shtuar se i është mirënjohës Strada-s për angazhimin e tij për të garantuar një tranzicion sa më të qetë në drejtimin e departamentit.

Pas ekzekutimit të dështuar të Pike, guvernatori Lee ka urdhëruar pezullimin e të gjitha ekzekutimeve të planifikuara në Tennessee.

Gjithashtu, ai ka kërkuar zhvillimin e një hetimi të pavarur për të zbardhur rrethanat e përpjekjes së dështuar për ekzekutimin e të dënuarës përmes injeksionit vdekjeprurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco