VIDEO - Përplasja fatale në Korçë/ Humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i policisë

08:04, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte lënë shërbimin, ka përplasur me automjetin e tij një motomjet. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco