Foto ilustruese
Kjo e diel pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të jenë relativisht të larta.
Në zonat bregdetare, temperaturat pritet të luhaten nga 13°C në vlerat minimale deri në 25°C në ato maksimale.
Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë temperatura nga 10°C në mëngjes, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 27°C.
Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera që pritet të variojnë nga 5°C deri në 22°C.
Sondazh
Poll
