Aktualitet

Të shtëna me armë në Ndroq, 4 të shoqëruar/Sekuestrohet një çifte!

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u raportua se në fshatin Zbarqe, në njësinë administrative Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe kryer veprimet e para hetimore.

Gjatë kontrollit të territorit, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (të llojit çifte) e një sasi municioni luftarak.

Me qëllim verifikimin, sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, Policia shoqëroi 4 shtetas në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.