E diel, 4 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident fatal në Korçë, punonjës i policisë përplaset me motorin, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në hyrje të Korçës, ku një motomjet është përplasur me një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit është një punonjës i Policisë së Qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën.

Reklamë

Ndërkohë, punonjësi i policisë është dërguar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet në reanimacion.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. A. ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. M., po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.