Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend!

Deri në mesditë, thuajse në të gjithë vendin ka mbizotërim të intervaleve me kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, herë pas here të shfaqen vranësira. Më të dendura do të jenë në skajin verilindor të Shqipërisë.

Megjithatë, nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten, duke u luhatur 7°C vlera më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës e deri në 28°C ajo maksimale në rang vendi.

Era fryn e lehtë, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.