8 mijë protestues në këmbë kundër pesticideve, protesta masive shpërthen pranë fabrikës së Syngenta-s në Francë

4 Tetor 2026 | 08:32

Rreth 8,000 persona u mblodhën në Francë në një protestë kundër përdorimit të pesticideve në bujqësi. Tubimi u zhvillua në Saint-Pierre-la-Garenne, pranë një impianti të kompanisë Syngenta, prodhues i farërave dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Sipas vlerësimeve të prefekturës lokale, në protestë morën pjesë rreth 8,000 qytetarë. Demonstrata u mbështet nga rreth 50 organizata, mes tyre shoqata joqeveritare dhe një prej sindikatave kryesore bujqësore në Francë.

Kundërshtime ndaj politikave për pesticidet

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit të pesticideve dhe kritikuan disa prej masave ligjore të miratuara apo të propozuara në Francë dhe në nivel europian.

Në fokus të protestës ishin edhe dispozitat e ligjit të emergjencës për bujqësinë, si dhe propozimet europiane që lidhen me përdorimin dhe rregullimin e pesticideve.

Në duart e protestuesve u panë pankarta me mesazhe kundër përdorimit të pesticideve, ndërsa disa prej sloganeve ishin: “Pa pesticide këtu, askund tjetër” dhe “Bota e së nesërmes fillon në pjatat tona”.

Aktivistët e lëvizjes “Kryengritje për Tokën” deklaruan se protesta është pjesë e një fushate më të gjerë. Sipas tyre, tubime të tjera pritet të zhvillohen edhe në Zvicër dhe Angli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

G7 konfirmon se do të nxjerrë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet

Vendet e G7 kanë rënë dakord të nxjerrin deri në 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike gjatë katër muajve të ardhshëm, në...
19:45 | 02/10/2026

Kriza e energjisë, Meloni kërkon lehtësi nga rregullat e BE-së

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i kërkon Brukselit më shumë hapësirë për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit...
19:05 | 02/10/2026

Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit në Francë, 400 shkolla të mbyllura, 100 të plagosur, 2 mijë të arrestuar

Rreth 900 demonstrata, bllokada dhe incidente të lidhura me to janë duke u zhvilluar jashtë shkollave të mesme në të gjithë Francën. Protesta nga nxënësit e...
14:21 | 02/10/2026