Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg (EMRI)

4 Tetor 2026 | 09:13

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër faze të operacionit policor të koduar “FAST”.

Policia njofton se shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë lokalizuar në zonën e Saukut dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas autoriteteve, ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes në Itali me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Bëhet fjalë për veprat penale “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë, sipas Policisë, shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë

Detaje të reja janë bërë publike nga Policia për aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec,...
09:02 | 04/10/2026

Aksident i rëndë në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të...
08:10 | 04/10/2026

Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte

Policia ka nisur hetimet pas një telefonate për të shtëna me armë në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit mbrëmjen e së shtunës Sipas informacionit...
07:21 | 04/10/2026