web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me 21 vjet burg në Itali/ Arrestohet me qëllim ekstradimin 40-vjeçari në Tiranë

4 Tetor 2026, 09:20, Kronika CNA

I dënuar me 21 vjet burg në Itali/ Arrestohet me qëllim

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arrestuar në Tiranë. Në pranga është vënë shtetasi Ornado Çeta alia Ceta.

Sipas informacioneve policore, 40-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Ndërkohë bëhet me dije se nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Po punohet për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.

Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /CNA





Lajmet e fundit nga