LIVE UPDATES
Bota

Sulmet iraniane nuk i ndalin eksportet e naftës, por rafineritë po

Të dhënat për transportin detar dhe tregjet e energjisë tregojnë se furnizimet janë rritur, pavarësisht sulmeve iraniane ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

4 Tetor 2026, 09:30 Nga G.M
Sulmet iraniane nuk i ndalin eksportet e naftës, por rafineritë po
Disa anije në Ngushticën e Hormuzit


Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arritën në shtator nivelin më të lartë që nga fillimi i luftës me Iranin. Të dhënat për transportin detar dhe tregjet e energjisë tregojnë se furnizimet janë rritur, pavarësisht sulmeve iraniane ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, rritja e eksporteve nuk e ka zgjidhur problemin e furnizimit me derivate. Kapacitetet e kufizuara të rafinerive vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregun dhe kanë çuar në rritje të çmimeve të dizelit në mbarë botën.

Të dhënat e Bashkimit Evropian, të publikuara më 1 tetor, tregojnë se çmimi i dizelit në pompa ka arritur nivel rekord. Edhe në Shtetet e Bashkuara çmimet janë rritur ndjeshëm, pavarësisht rimëkëmbjes së eksporteve të naftës.

“Nga Gjiri i Lindjes së Mesme po eksportohet më shumë naftë sesa pritej. Vetëm disa muaj më parë, shumëkush mendonte se një nivel i tillë eksportesh nuk do të ishte i mundur”, tha Richard Meade, kryeredaktor i Lloyd’s List, gjatë një konference online më 1 tetor.

Eksportet e naftës rimëkëmben

Të dhënat e Lloyd’s List tregojnë se numri i cisternave me naftë të papërpunuar që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, është rritur vazhdimisht që nga mesi i korrikut. Kjo pasoi një rënie të madhe të trafikut, në kohën kur dështoi memorandumi i mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synonte t’i jepte fund konfliktit, që tashmë është në muajin e tetë.

Banka investuese JPMorgan vlerësoi se eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme, arritën në shtator në 98 për qind të nivelit të para luftës, duke e cilësuar këtë si “një rimëkëmbje të jashtëzakonshme për një rajon që vazhdon të jetë në luftë”. Kompania e analizave të tregut të mallrave Kpler raportoi se eksportet saudite të naftës ishin në nivelin mesatar të vitit 2025.

Ndërkaq, kompania e inteligjencës detare Windward tha se në terminalet saudite u ngarkua katër herë më shumë naftë se në gusht. Pavarësisht kësaj rritjeje të madhe, sasia ishte ende gati 40 për qind më e ulët se në janar.

Si po e paguan bota çmimin e rrugëve të bllokuara të naftës saudite

Pas rimëkëmbjes së eksporteve duket se qëndrojnë disa faktorë: naftësjellësi Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite, transportimi i naftës me anije ndërmjetëse dhe transferimi i saj nga një anije në tjetrën, si dhe gatishmëria e disa kompanive për të marrë përsipër rrezik më të madh.

Naftësjellësi saudit transporton naftën e papërpunuar drejt portit Yanbu në Detin e Kuq, duke shmangur kështu Ngushticën e Hormuzit. Ai u dëmtua më 10 shtator në një sulm të militantëve Huthi, të mbështetur nga Irani.

Megjithatë, nga rritja e dërgesave nga Yanbu, më vonë gjatë muajit, u bë e ditur se naftësjellësi kishte rikthyer të paktën një pjesë të kapacitetit të humbur. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur një rrugë të ngjashme, duke përdorur naftësjellësin e tyre drejt portit Fujairah, në Gjirin e Omanit.

Ky naftësjellës ka qenë, po ashtu, shënjestër e sulmeve iraniane, por rruga është shumë më pak e cenueshme sesa ajo përmes Ngushticës së Hormuzit. Një tjetër mënyrë për ta nxjerrë naftën në treg është edhe përdorimi i anijeve më të vogla, të cilat e transportojnë atë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke lundruar pranë brigjeve të Omanit - në një korridor të patrulluar nga Marina amerikane.

Këto anije, që shpesh lëvizin në grup, e transferojnë më pas naftën në cisterna më të mëdha në ujërat më të sigurta të Gjirit të Omanit. Ndërkohë, edhe rafineritë në Indi raportohet se kanë nisur të angazhojnë cisterna për ta përshkuar drejtpërdrejt këtë rrugë. Rreziku për transportin detar, megjithatë, nuk është zhdukur.

Në incidentin e fundit, më 30 shtator, tri cisterna me flamur liberian u goditën nga predha të paidentifikuara, teksa kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit. Analistët e industrisë vlerësojnë se kompanitë tashmë e kanë përfshirë këtë rrezik në koston e operimit.

“Rritja e eksporteve nuk do të thotë domosdoshmërisht se Ngushtica e Hormuzit është bërë e sigurt. Ajo, thjesht, tregon se industria e naftës është mësuar të operojë duke iu përshtatur këtij rreziku”, tha Meade.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë rënë nga nivelet e larta të kohëve të fundit, por problemet me kapacitetet e rafinerive vazhdojnë të ndihen në mbarë botën. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), një pjesë e madhe e problemit është e përqendruar në Gjirin Persik. Sulmet iraniane ndaj rafinerive, së bashku me pengesat në transportin përmes Ngushticës së Hormuzit, kanë çuar në rënie të ndjeshme të prodhimit të derivateve, sipas IEA-së.

“Në vitin 2025, prodhuesit e Lindjes së Mesme eksportonin 3.3 milionë fuçi produkte të rafinuara të naftës në ditë. Por, që nga fillimi i konfliktit, deri në 3 milionë fuçi kapacitet ditor kanë qenë jashtë funksionit”, shkroi IEA në një analizë të publikuar më 21 shtator.

Mungesa globale e dizelit është përkeqësuar edhe nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, të cilat e kanë shtyrë Kremlinin që t’i ndalojë eksportet e dizelit.

“Rafineritë në mbarë botën tashmë po punojnë në kufijtë e kapaciteteve të tyre”, tha IEA.

“Kjo lë pak mundësi për të parandaluar tkurrjen e mëtejshme të furnizimeve dhe rritjen e çmimeve në muajt e ardhshëm”, sipas agjencisë.

lindja e mesme iran rafinerite rel

Sondazh

Poll

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...