AKTUALITET /

Zjarri në Gjinar vijon prej ditësh, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Prej ditësh, forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë në zonë, por pamundësia për të arritur në të gjitha vatrat ka penguar shuarjen e plotë të zjarrit.

Shkruar nga Versus

Zjarri në Gjinar vijon prej ditësh, banorët kërkojnë

Zjarri në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të mbetet aktiv, ndërsa terreni i thyer po vështirëson punën e ekipeve për shuarjen e flakëve.

Prej ditësh, forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë në zonë, por pamundësia për të arritur në të gjitha vatrat ka penguar shuarjen e plotë të zjarrit.

Era dhe bimësia, kryesisht pisha, po favorizojnë përhapjen e flakëve.

Në disa prej zonave të prekura, terreni nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse, duke kufizuar ndërhyrjen.

Përballë kësaj situate, banorët kërkojnë mbështetje nga ajri për të përshpejtuar shuarjen e vatrave dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Operacionet në terren vijojnë, ndërsa situata po monitorohet./Versus.al

Poll