LIVE UPDATES
Bota

Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa Rusia paralajmëron të huajt

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkohë, tha se shërbimet e inteligjencës së Kievit kishin siguruar dokumente që tregonin se lideri rus, Vladimir Putin, kishte nxjerrë një “doktrinë të re” për sulmet ushtarake ndaj një game më të gjerë objektivash civile, në prag të muajve të ashpër të dimrit që po afrohen.

4 Tetor 2026, 09:49 Nga G.M
Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa
Rusia ka goditur objektiva civile në Kiev dhe është zotuar të intensifikojë sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas.


Rusia është zotuar se do të intensifikojë sulmet e saj të pandërprera ndaj Kievit dhe ka paralajmëruar diplomatët e huaj dhe vizitorët e tjerë që të largohen nga vendi, përndryshe do të ekspozohen ndaj “rrezikut vdekjeprurës”, ndërsa lideri i Ukrainës tha se vendi i tij do t’i përgjigjet fushatës vdekjeprurëse ajrore të Kremlinit.

“Ministria e Jashtme ruse edhe një herë paralajmëron shtetasit e huaj, përfshirë stafin e misioneve diplomatike, që të mos qëndrojnë në Ukrainë ose të udhëtojnë drejt territorit të saj”, tha ministria më 3 tetor.

“Përgjegjësia për çdo pasojë negative bie tërësisht mbi ata që e shpërfillin këtë paralajmërim”, tha ajo, duke shtuar se “jo të gjithë u janë bindur këtyre paralajmërimeve dhe po i ekspozojnë me vetëdije jetët e tyre ndaj rrezikut vdekjeprurës”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkohë, tha se shërbimet e inteligjencës së Kievit kishin siguruar dokumente që tregonin se lideri rus, Vladimir Putin, kishte nxjerrë një “doktrinë të re” për sulmet ushtarake ndaj një game më të gjerë objektivash civile, në prag të muajve të ashpër të dimrit që po afrohen.

“Ne pamë dokumentet dhe e dimë se ato u lejojnë atyre të sulmojnë infrastrukturën, logjistikën dhe, veçanërisht, të sulmojnë në qytete, në fshatra, kudo, rrugë, shkolla, spitale”, tha Zelensky në një intervistë për Reuters.

“Për t’u bërë presion njerëzve që të largohen nga kryeqyteti, të largohen nga qytete të ndryshme: ky është qëllimi i operacionit.”

Zelensky tha se forcat e tij nuk do të godasin infrastrukturën civile.

“Ne duhet të përgjigjemi në çdo mënyrë [që mundemi]. Me sulmet e tyre ndaj energjisë sonë, ne duhet të përgjigjemi ndaj energjisë së tyre. Para së gjithash, rafineritë e naftës etj.: ajo që u sjell atyre para për këtë luftë”, tha Zelensky, duke folur në anglisht, për agjencinë e lajmeve.

“Por, ne nuk do të përgjigjemi... siç bëjnë ata, ndaj ndonjë objekti civil”, shtoi ai.

Moska intensifikon fushatën ajrore

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera, ndërsa afrohen muajt e dimrit. Në një sulm më 3 tetor, forcat e Kremlinit goditën një urë mbi lumin Dnjepër. Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në kryeqytet, ndërsa sulmet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Putin tha se Ukraina po paguante çmimin për sulmet e saj ndaj Rusisë dhe se forcat e Moskës do të vazhdonin fushatën për ta ndëshkuar Kievin. Ukraina gjithashtu ka shtuar sulmet e saj brenda Rusisë, duke shënjestruar rafineritë e naftës dhe objektet e lidhura me to, të cilat Kievi thotë se përdoren për të financuar luftën gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, e cila është intensifikuar pas pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022.

Shumë shtete kanë lëshuar paralajmërime kundër udhëtimit në Ukrainë, por gjithashtu kanë mbajtur përfaqësi diplomatike brenda vendit të përfshirë nga lufta. Jashtë kryeqytetit, Rusia tha se kishte goditur një anije mallrash në portin ukrainas të Odesës. Administrata e porteve detare të Ukrainës tha se Rusia kishte sulmuar një anije mallrash me flamur liberian në rajon, duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë.

Moldavia dënon Rusinë

Ndërkohë, Moldavia thirri ambasadorin rus pas asaj që e cilësoi si shkeljet e fundit të hapësirës së saj ajrore nga dronë dhe raketa që depërtuan nga territori i luftës. Presidentja pro-perëndimore, Maia Sandu, tha se incidenti – dhe një incident i ngjashëm më herët gjatë javës – tregoi se lufta e Rusisë në Ukrainë “po arrin në Moldavi”.

“Moska po vë në rrezik jetë në mbarë Evropën dhe duhet të ndalet”, shkroi ajo në X.

“E dënoj sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës këtë mëngjes. Lufta e saj po arrin në mënyrë të rrezikshme në Moldavi. Pesë mjete ruse të sulmit ajror, përfshirë raketa Banderol dhe dronë, shkelën hapësirën tonë ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë”, tha ajo./REL

rusi volodymyr zelenskyy rel

Sondazh

Poll

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...