• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

10:33 : 04/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon në tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e ditës, duke e kthyer jetën private të disa personazheve publikë në spektaklin më të madh të momentit.

Dhe ndërsa ende diskutohej për atë që ishte parë, filloi të ndërtohej pritshmëria për atë që nuk ishte parë ende: do të dalin video të tjera. Ka emra të tjerë. Ka edhe politikanë.

Por tani që efekti i parë i surprizës po fashitet, historia meriton të shihet përtej përmbajtjes së videove.

Këto video nuk dolën në një moment çfarëdo. Ato shpërthyen ndërsa në qendër të vëmendjes ishte një histori shumë më e rëndë për shtetin shqiptar: skandali që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe pikëpyetjet që ai ngriti mbi sekretet, informacionet sensitive dhe funksionimin e institucionit që duhet t’i ruajë ato.

Pastaj, thuajse papritur, Shqipëria kaloi nga sekretet e shtetit te sekretet e dhomës së gjumit të disa artistëve.

Lexo edhe:

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

WhatsApp prezanton kontrolle opsionale prindërore për adoleshentët

Mund të jetë rastësi. Por kronologjia dhe sidomos paralajmërimet për publikime të tjera e bëjnë të nevojshme të ndiqet një gjurmë tjetër: ku kanë qarkulluar këto video përpara se të bëheshin publike, kush mund t’i ketë identifikuar dhe ku mund të ketë përfunduar informacioni për to.

Sepse videot nuk u shfaqën për herë të parë ditën kur mbërritën në telefonat e shqiptarëve. Ato kishin qarkulluar më parë në një kanal në Telegram.

Dhe ky është një detaj i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon monitorimi i materialeve që qarkullojnë në këto hapësira.

Strukturat e specializuara policore nuk monitorojnë jetën private të njerëzve dhe as çdo video që hidhet në Telegram. Por kanale, grupe dhe hapësira online që dalin gjatë hetimeve ose që lidhen me shpërndarjen e materialeve të dyshimta mund të monitorohen nga njësitë e specializuara.

Kur gjatë këtij monitorimi haset një video, ajo mund të kalojë në një proces verifikimi. Analizohet nëse personat që shfaqen janë të mitur, nëse ka shenja dhune apo shfrytëzimi, nëse materiali mund të lidhet me trafikim, shantazh, abuzim seksual ose një tjetër vepër penale. Mund të kërkohet gjithashtu identifikimi i personave dhe i vendit me të cilin lidhet materiali.

Në këtë mekanizëm duhet bërë një dallim i rëndësishëm: INTERPOL nuk kryen vetë hetime penale në vend të policive kombëtare. Hetimet zhvillohen nga autoritetet kompetente të shteteve. INTERPOL shërben si nyje e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke administruar rrjete të sigurta komunikimi dhe databaza përmes të cilave strukturat policore të vendeve anëtare shkëmbejnë informacion, të dhëna dhe indicie. Në rastin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, databaza ICSE e INTERPOL-it u mundëson hetuesve të specializuar të vendeve anëtare të krahasojnë imazhe dhe video, të lidhin raste mes tyre dhe të shkëmbejnë informacion për viktima, autorë dhe vendndodhje. Pra, INTERPOL është në këtë hallkë më shumë një urë ndërkombëtare e informacionit policor sesa struktura që zhvillon vetë hetimin.

Prej këtej rruga ndahet.

Nëse materiali përmban elemente që tregojnë një krim apo një rrezik konkret, aktivizohet hetimi dhe njoftohen strukturat që duhet të ndërhyjnë. Nëse personat e identifikuar ndodhen ose lidhen me një shtet tjetër, informacioni mund t’u përcillet autoriteteve të atij shteti përmes kanaleve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Pra, fakti që një video qarkullon në Telegram nuk do të thotë se ajo është parë vetëm nga njerëzit që bëjnë pjesë në atë kanal. Nëse kanali ka qenë në monitorim ose materiali është hasur gjatë një hetimi, videoja mund të jetë identifikuar dhe analizuar shumë përpara se të bëhej virale.

Këtu fillon edhe çështja që duhet sqaruar për videot shqiptare.

Nëse ato kanë qenë prej kohësh në një kanal Telegram-i, duhet të verifikohet nëse ai kanal ka qenë ndonjëherë objekt monitorimi nga struktura të huaja dhe nëse personat shqiptarë që shfaqen në materiale janë identifikuar.

Nëse kjo ka ndodhur, hallka tjetër është Shqipëria: a është përcjellë informacion për këto materiale te strukturat shqiptare dhe, nëse po, te cila strukturë?

Kjo është shumë më e rëndësishme sesa përmbajtja intime që pushtoi rrjetet sociale. Sepse nëse një strukturë shqiptare kishte dijeni më parë për ekzistencën e videove, atëherë duhet përcaktuar se prej kur e kishte këtë informacion dhe si është administruar ai.

Dhe pikërisht këtu koha e publikimit merr rëndësi.

Videot u kthyen në spektaklin kryesor publik ndërsa Shqipëria po diskutonte skandalin që përfshiu ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni. Brenda një kohe shumë të shkurtër, debati u zhvendos nga një çështje që prekte shërbimin sekret dhe administrimin e informacionit sensitiv te jeta intime e disa artistëve.

Nuk ka deri tani një provë publike që lidh këto dy zhvillime. Por ka një tjetër element që kërkon vëmendje: bashkë me videot nisën edhe paralajmërimet se do të dalin materiale të tjera dhe se mes personave që shfaqen në to mund të ketë edhe politikanë.

Kjo do të thotë se dikush pretendon se di më shumë nga sa është bërë publike deri tani.

Dhe këtu duhet të përqendrohet investigimi: te historia e këtyre materialeve përpara publikimit të tyre. Nëse kanë qenë në Telegram prej kohësh, nëse janë identifikuar gjatë monitorimeve të huaja dhe nëse informacioni për to ka mbërritur në Shqipëri.

Sepse vetëm atëherë mund të marrë përgjigje edhe pyetja që mbetet pas gjithë spektaklit të këtyre ditëve: kush dinte për ekzistencën e videove përpara publikut dhe pse ato dolën pikërisht tani?/Vna

Etiketa: databaza ICSEinterpolShqiperiTelegramvlora hyseniWhatsapp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:14 : 04/10/2026
Teknologji

WhatsApp prezanton kontrolle opsionale prindërore për adoleshentët

21:13 : 03/10/2026
SPORT

Me 10 lojtarë, Shqipëria humb mes polemikash në Finlandë

17:40 : 03/10/2026
AKTUALITET

OECD: Shqipëria e fundit në rajon për shërbimin e internetit

15:28 : 03/10/2026
SPORT

Shpërthen Shqipëria në Helsinki, Manaj i jep avantazhin kuqezinjve

15:13 : 03/10/2026
AKTUALITET

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

11:56 : 03/10/2026
Para

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

TË GJITHA

Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje këmbësoren

10:54 : 04/10/2026

Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK, hetimet shtyhen edhe 3 muaj

10:50 : 04/10/2026

Drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

10:43 : 04/10/2026

Videot intime dhe paralajmërimi për politikanët: Kush i nxori nga errësira e Telegramit dhe pse tani?

10:33 : 04/10/2026

Rama zbulon si do të jetë projekti i Zvërnecit

10:23 : 04/10/2026

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

10:14 : 04/10/2026

21 vite burg në Itali, arrestohet në Sauk shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht

10:02 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com