POLITIKË /

Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, Rama: Prindërit dhe mësuesit do të përfshihen në vendimmarrje

Ideja ishte propozuar prej tij disa ditë më parë, gjatë një takimi me një grup prindërish.

Shkruar nga Versus

Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe,

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur puna për krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, ku do të përfshihen përfaqësues të institucioneve, prindër dhe mësues.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama tha se kjo nismë synon një fazë të re në marrëdhënien e institucioneve me këta fëmijë dhe familjet e tyre. Ideja ishte propozuar prej tij disa ditë më parë, gjatë një takimi me një grup prindërish.

Sipas kryeministrit, prindërit do të kenë rol të drejtpërdrejtë në këtë përpjekje, ndërsa orientimet dhe sugjerimet e Këshillit do të shërbejnë për hapat e mëtejshëm të qeverisë.

“Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje. Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve”, tha Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll