Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve
Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte...
Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte...
Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga a...
Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit E...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh...
Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht p&...
Territori Shqiptar, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë nën mbizotërimin e i...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje ...
DashiNjë e diel e mbushur me mundësi ju pret. Do të keni dëshirë të argëtoheni dhe të shijoni ditën, ndaj mos u m...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...

Situata paraqitet gjithnjë e më shqetësuese në masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar të Bashkisë Elbasan, ku zjarri i riaktivizuar ka marrë përmasa të mëdha dhe po përhapet me shpejtësi në drejtim të Pashtreshit.
Flakët kanë përfshirë tashmë të paktën 10 hektarë sipërfaqe pyjore, në një terren malor që ndodhet mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, ndërsa re të dendura tymi kanë mbuluar zonën dhe janë bërë të dukshme edhe nga disa fshatra të Bashkisë Gramsh.
Zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga goditja e rrufesë gjatë mesjavës, fillimisht u shfaq në masivin me pisha në Caush. Por gjatë orëve të para të së dielës, flakët kanë kaluar në anën tjetër të malit ,ndërsa që nga mesnata e fundit kanë përfshirë edhe një pjesë të masivit pyjor në Pashtresh.
Pamjet nga terreni tregojnë një situatë të rënduar, me sipërfaqe të tëra të përfshira nga flakët dhe pemë të shkrumbuara, ndërsa vatrat aktive vijojnë të kërcënojnë pjesë të tjera të masivit pyjor.
Terreni i thyer, i thepisur dhe pothuajse i pakalueshëm e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Në shumë zona automjetet nuk mund të afrohen, duke detyruar ekipet të ndërhyjnë në këmbë dhe me mjete të përshtatura për terren të vështirë.
Për përballimin e situatës janë mobilizuar dhjetëra forca, mes tyre efektivë të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Elbasan, punonjës të bashkisë, forca të shërbimeve publike rurale, banorë të zonës dhe forca të Ushtrisë, të cilat i janë bashkuar operacionit gjatë kësaj fundjave.
Ekipet po punojnë pa ndërprerje për hapjen e brezave mbrojtës, izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përparimit të flakëve drejt sipërfaqeve të tjera pyjore.
Gjatë mëngjesit të kësaj të diele, një pjesë e konsiderueshme e masivit me pisha është përfshirë nga zjarri dhe është shkrumbuar.
Pavarësisht ndërhyrjes intensive gjatë ditëve të fundit, zjarri nuk është mundur të izolohet plotësisht dhe, përkundrazi, është riaktivizuar dhe zgjeruar në sipërfaqe të reja.
Situata po monitorohet me vëmendje të shtuar, ndërsa nuk përjashtohet nevoja për ndërhyrje nga ajri, nëse kushtet dhe përmasat e zjarrit do ta bëjnë të domosdoshme.
Vëmendja e ekipeve është përqendruar veçanërisht në zonat ku ekziston rreziku i riaktivizimit të flakëve, për shkak të materialit të thatë pyjor dhe kushteve të vështira të terrenit.
Operacioni do të vijojë në terren deri në izolimin dhe shuarjen e plotë të të gjitha vatrave, ndërsa dhjetëra forca mbeten të angazhuara për të parandaluar që zjarri të përhapet në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor.
Një zonë jo e vogël e Gjinarit prej disa ditësh është kthyer në një tjetër betejë me flakët në malet e Elbasanit, ndërsa çdo orë mbetet vendimtare për të shpëtuar pjesën tjetër të masivit pyjor , nga më të bukurit e zonës së Shpatit.
Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Q...
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të...
Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte...
Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga a...
Ka dokumente të diktaturës që nuk kanë nevojë për shumë shpjegime. Mjafton një fjali për të kuptuar absurdit...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkoh...
Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht p&...
Territori Shqiptar, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë nën mbizotërimin e i...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje ...
Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë ...