E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan, në kërkim bashkëpunëtori

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se po transportonte me automjet shtatë shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta 2”. 31-vjeçari me inicialet A. A. u kap në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërsa po transportonte shtetasit e huaj.

Reklamë

Sipas policisë, automjeti me të cilin po kryhej transporti ishte në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është bashkëpunëtor në veprimtarinë e paligjshme dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, shtatë shtetasit e huaj janë shoqëruar për kryerjen e procedurave përkatëse.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa 31-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.