E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë/ Kapet me kokainë dhe thikë pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pas dyshimeve se po përgatiste lëndë narkotike për shitje dhe shpërndarje në kryeqytet.

Sipas Policisë së Tiranës, i riu me inicialet Xh. M. u kap në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Sasia, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ishte ndarë në doza me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të Tiranës.

Policia dyshon se 26-vjeçari kishte planifikuar të shpërndante lëndën narkotike edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave, në kundërshtim me masat e përcaktuara për mbrojtjen e këtyre zonave.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan gjithashtu një thikë, e cila është marrë si provë materiale në kuadër të hetimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa 26-vjeçari do të përballet me akuzat për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet për rastin vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.