Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar.
Operacioni është finalizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta 2”.
Policia ka ndërhyrë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku ka kapur shtetasin A. A., 31 vjeç, duke transportuar me një automjet shtatë shtetas të huaj nga vendet e treta.
Sipas Policisë, shtetasit e huaj dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve procedurale, 31-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. K., 25 vjeç, në pronësi të të cilit ishte automjeti, u shpall në kërkim.
Automjeti i përdorur për transportimin e shtetasve të huaj u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë dhe kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të kokainës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari (EMRI)
Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg (EMRI)
- 10:30 Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)
- 10:12 Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të kokainës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari (EMRI)
- 09:56 Zelensky dhe Putin kërcënojnë me sulme të reja, ndërsa Rusia paralajmëron të huajt
- 09:13 Kapet në Tiranë i kërkuari nga Italia, ishte dënuar me mbi 21 vite burg (EMRI)
- 09:10 Trump: 5 mijë $ për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
- 09:02 Polici sapo kishte mbyllur shërbimin, si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë