E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri përfshin 10 hektarë pyje në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Zjarri vijon të jetë aktiv në masivin me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar të Elbasanit, ndërsa flakët janë përhapur në drejtim të Pashtreshit. Deri tani, zjarri ka përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore, në një terren malor mbi 1400 metra lartësi. Dyshohet se vatra është shkaktuar nga rrufeja dhe është riaktivizuar gjatë fundjavës.

Terreni i thyer dhe mungesa e aksesit rrugor po e vështirësojnë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse, të cilat në disa zona po punojnë në këmbë. Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, punonjës të bashkisë, shërbimeve rurale, banorë të zonës dhe forcat e Ushtrisë, ndërsa po hapen breza mbrojtës për izolimin e flakëve.

Reklamë

Ndërkohë, në Peqin situata paraqitet më e qetë, pas disa ditësh ndërhyrje nga toka dhe ajri. Aktualisht janë aktive vetëm disa vatra të vogla, ndërsa pjesa më e madhe e zjarrit është izoluar dhe nuk paraqet të njëjtin rrezik për përhapje si ditët e mëparshme.

Megjithatë, dëmet në Peqin janë të konsiderueshme, pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha dhe kanë dëmtuar pemë frutore, ullinj dhe kultura bujqësore. Autoritetet vijojnë monitorimin e zonave të prekura, ndërsa në Gjinar nuk përjashtohet ndërhyrja nga ajri nëse situata përkeqësohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.