Qarkullonte i armatosur, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet pistoletë dhe 23 fishekë (EMRI)

4 Tetor 2026 | 11:44

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ndërsa mbante me vete një armë zjarri dhe municion luftarak.

Operacioni policor i koduar “Gjurma” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Gjatë ndërhyrjes në rrugën “Perlat Rexhepi”, uniformat blu ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi Denis Koni, 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën marsup të 38-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa poshtë sediljes së drejtuesit u gjetën dhe sekuestruan 23 fishekë.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve policore, Denis Koni u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e 3 tetorit në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet....
11:10 | 04/10/2026

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se transportonte kundrejt fitimit shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar....
10:46 | 04/10/2026

Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Zjarri që prej disa ditësh ka përfshirë malet e Gjinarit në Elbasan vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po përhapen në zona të thella dhe...
10:30 | 04/10/2026