Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës në Tiranë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një motomjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, kur 20-vjeçari me inicialet E. M., duke drejtuar motorin, aksidentoi këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe.
E moshuara u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë rreth orës 22:40, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja.
Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit. 20-vjeçari ndodhet në spital dhe, sipas autoriteteve, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e motorit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
#Tiranë #Aksident #AksidentRrugor #Kronikë #Policia #RrugaEDibrës

