LIVE UPDATES
Bota

Serbia mund të ndryshojë... deri te Kosova

Në të njëjtën kohë, Beogradi ruajti ndikim të madh politik, institucional dhe financiar te komuniteti serb në Kosovë, ndërsa Lista Serbe u shndërrua në forcën dominuese politike të këtij komuniteti.

4 Tetor 2026, 11:30 Nga G.M
Serbia mund të ndryshojë... deri te Kosova
Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të dorëheqjes nga posti i presidentit, 27 shtator 2026.


Për më shumë se një dekadë, pothuajse çdo kthesë e rëndësishme në raportet mes Kosovës dhe Serbisë kishte Aleksandar Vuçiqin në njërën anë të tavolinës. Ai negocioi me Prishtinën dhe pranoi marrëveshje që çuan në integrimin e policëve, gjyqtarëve dhe strukturave të tjera serbe në sistemin e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Beogradi ruajti ndikim të madh politik, institucional dhe financiar te komuniteti serb në Kosovë, ndërsa Lista Serbe u shndërrua në forcën dominuese politike të këtij komuniteti. Një gjë, megjithatë, nuk nisi me Vuçiqin: kundërshtimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Ai e trashëgoi këtë politikë dhe e mbajti atë gjatë 14 vjetëve në pushtet. Tani, pozita e tij ka ndryshuar.

Më 27 shtator, udhëheqësi më jetëgjatë në Evropë jashtë hapësirës ish-sovjetike dha dorëheqje nga posti i presidentit. Në intervistën e fundit në këtë pozitë, për Radio-Televizionin e Serbisë, ai e përshkroi kështu bilancin e vet:

“Vendit tim i kam shërbyer me besnikëri dhe ndershmëri. Jam krenar për këtë. Kam bërë punën më të ndershme në botë”.

Dorëheqja nga presidenca nuk nënkupton fundin e rolit të tij politik. Pas dy mandatesh si president, Vuçiq synon të rikthehet si kryeministër, nëse Partia e tij Përparimtare Serbe formon Qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit.

Duke iu drejtuar mbështetësve pas dorëheqjes, ai e paraqiti largimin nga presidenca jo si fund, por si fillim të një beteje tjetër politike.

“Beteja nis tani. Askush prej nesh nuk ka lindur në pushtet dhe do t’i mundim edhe pa qenë në pushtet. Ju bëj thirrje që t’i mundim më bindshëm se kurrë”, tha Vuçiq.

Përballë tij është një sfidë politike që nisi larg kutive të votimit. Për gati dy vjet, studentët mbushën rrugët e Serbisë me protesta kundër pushtetit. Tani, përballjen e kanë zhvendosur në zgjedhje, përmes listës “Studentët fitojnë”. Matjet e opinionit publik nuk japin një pasqyrë të njëjtë për raportin mes dy blloqeve.

Një sondazh i Faktor Plus e nxjerr listën e Vuçiqit përpara, me 48.6 për qind kundrejt 37.1 për qind për studentët. Një matje e NSPM-së jep rezultat tjetër: 44.4 për qind për studentët dhe 41.7 për qind për listën e Vuçiqit. Për Kosovën, rezultati i zgjedhjeve është vetëm një pjesë e ekuacionit. Edhe një ndryshim pushteti në Beograd nuk nënkupton automatikisht ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Arsyeja shkon përtej Vuçiqit.

Kosova në Kushtetutën e Serbisë

Kosova zë vend në vetë Kushtetutën e Serbisë. Preambula e saj e përcakton atë si pjesë përbërëse të territorit të Serbisë, me autonomi substanciale brenda shtetit serb, dhe ua ngarkon organeve shtetërore detyrimin për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë.

Kushtetuta u miratua në vitin 2006 - gjashtë vjet para se Partia Përparimtare Serbe të vinte në pushtet në Serbi dhe dy vjet para se Kosova të shpallte pavarësinë. Kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës, pra, nuk filloi me Vuçiqin dhe, sipas Marko Savkoviqit, nuk ka gjasa të përfundojë me të.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Beograd thotë se hapësira politike në Serbi për një qasje thelbësisht tjetër ndaj statusit të Kosovës, vazhdon të jetë shumë e kufizuar.

“Kur bëhet fjalë për kundërshtimin e vetë shtetësisë së Kosovës si koncept, kjo është sigurisht politikë shtetërore dhe këtu mund të pritet njëfarë vazhdimësie, kushdo që të jetë në pushtet në Serbi. Opsionet politike që e pranojnë gjendjen de facto, sepse Kosova de facto është shtet, janë të pakta, janë në margjinat politike”, thotë Savkoviq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Këtë e tregon edhe pozicioni i forcës që sot e sfidon Vuçiqin. Në maj, lëvizja studentore publikoi një memorandum për Kosovën, në të cilin e quajti atë “pjesë të patjetërsueshme dhe përbërëse” të Serbisë. Në fund të shtatorit, studentët publikuan edhe një episod të fushatës së tyre zgjedhore me titull “Tradhtia e Kosovës”.

Kritika e tyre ndaj Vuçiqit nuk është se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ata e kritikojnë për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij  nga heqja e targave dhe dinarit serb në Kosovë deri te mbyllja nga autoritetet kosovare e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë. Studentët nuk janë alternativa e vetme politike ndaj Vuçiqit.

Qëndrimi i tyre, sidoqoftë, ilustron një dallim të rëndësishëm: kundërshtimi ndaj Vuçiqit në Serbi nuk nënkupton automatikisht një qëndrim tjetër ndaj statusit të Kosovës. Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, nuk pret që kjo të ndryshojë shpejt edhe nëse në Beograd vjen një pushtet tjetër.

“Është e sigurt se, në situata të ndryshme krize, secili do të përpiqet ta përdorë Kosovën për mobilizim emocional, për të mbledhur njerëz rreth vetes. Mendoj se, në thelb, nuk do të ketë ndryshime sa i përket statusit të Kosovës. Kjo përjashtohet”, thotë Biserko për Exposenë.

Çfarë mund të ndryshojë pa Vuçiqin?

Statusi është vetëm një pjesë e politikës së Beogradit ndaj Kosovës. Një tjetër është mënyra se si Serbia ushtron ndikim te komuniteti serb në Kosovë - politikisht, institucionalisht dhe financiarisht.

Në këtë pjesë të raportit, një largim eventual i Vuçiqit nga pushteti mund të prodhojë ndryshime më të dukshme. Gjatë pushtetit të tij, rol qendror në këtë raport mori Lista Serbe. E krijuar më 2013, kur Vuçiq ishte zëvendëskryeministër, kjo parti u shndërrua në forcën dominuese politike të serbëve të Kosovës, me mbështetjen e Beogradit.

Fuqia e kësaj lidhjeje u bë veçanërisht e dukshme në nëntor të vitit 2022, kur në kulmin e përplasjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave, Lista Serbe u bëri thirrje serbëve të largoheshin nga institucionet e Kosovës në veri. Policë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë lokalë serbë i lanë postet e tyre.

Lidhja e Beogradit me serbët e Kosovës, megjithatë, shkon përtej politikës partiake. Për mijëra prej tyre, Serbia vazhdon të jetë burim pagash, pensionesh, ndihmash sociale dhe vendesh pune. Gjatë viteve 2024 dhe 2025, autoritetet e Kosovës mbyllën një varg institucionesh që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

Arsimi dhe shëndetësia vazhdojnë të funksionojnë me financim nga Serbia dhe të punësojnë mijëra pjesëtarë të komunitetit serb. Kjo krijon dy nivele të ndryshme të ndikimit të Beogradit: një infrastrukturë politike të lidhur ngushtë me pushtetin aktual në Serbi dhe një lidhje institucionale e financiare shumë më të gjerë se një parti apo një politikan.

Savkoviq beson se infrastruktura politike e ndërtuar gjatë epokës së Vuçiqit do të mund të vihej në pikëpyetje nëse ai humb pushtetin.

“Ajo infrastrukturë do të përballej me kriza që do ta kishte shumë të vështirë t’i kapërcente: kriza financimi, kriza udhëheqjeje dhe kriza identiteti”, thotë ai.

Kjo nuk do të thotë se Serbia do të ndërpriste mbështetjen për serbët e Kosovës. Pyetja do të ishte se në çfarë forme do të vazhdonte ajo dhe sa do të mbetej e lidhur me kontrollin politik nga Beogradi. Për Biserkon, një ndryshim pushteti mund të krijonte hapësirë që raporti i Beogradit me serbët e Kosovës të ndërtohej më shumë rreth pozitës së tyre brenda Kosovës.

“Për serbët e Kosovës do të ishte e rëndësishme që një pushtet i ri në Serbi të kishte një qasje realiste ndaj tyre, t’i ndihmonte ta forconin pozitën e tyre në Kosovë dhe t’i orientonte drejt dialogut me Prishtinën. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ta”, thotë ajo.

Pozita e serbëve të Kosovës nuk përcaktohet vetëm në Beograd. Prishtina kërkon integrimin e tyre në institucionet e Kosovës, por vetë nuk e ka përmbushur ende zotimin për krijimin e një mekanizmi të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, të paraparë në marrëveshjet e arritura me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo e bën të ardhmen e komunitetit serb pjesë jo vetëm të politikës së brendshme, por edhe të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe të zotimeve që të dyja palët kanë marrë në Bruksel.

Çfarë bëhet me dialogun pa Vuçiqin?

Për më shumë se një dekadë, Vuçiq ishte njeriu që përfaqësoi Serbinë në pjesën më të madhe të procesit politik të dialogut me Kosovën. Në emër të Beogradit, ai negocioi dhe mori përsipër zotime.

Një prej marrëveshjeve kryesore të kësaj periudhe u arrit më 2023 - Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksi i zbatimit të saj. Në të, Kosova dhe Serbia morën një varg detyrimesh ndaj njëra-tjetrës.

Zbatimi i tyre mbetet larg përfundimit, ndërsa Bashkimi Evropian i ka lidhur këto detyrime edhe me rrugën evropiane të palëve. Një ndryshim i udhëheqjes në Beograd, pra, nuk do t'i zhdukte zotimet e marra nga Serbia në dialog. Mund të ndryshonte, megjithatë, mënyrën se si Beogradi i qaset procesit.

Toby Vogel, nga Këshilli për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë se, gjatë viteve, dialogu u bë jashtëzakonisht i lidhur me vetë Vuçiqin dhe me raportin e tij me partnerët evropianë.

“Mendoj se dialogu është bërë jashtëzakonisht i varur nga presidenti [i dorëhequr] Vuçiq. Ai e ka përdorur me shumë shkathtësi atë për të krijuar vullnet të mirë dhe kapital politik tek evropianët, duke u paraqitur si i arsyeshëm dhe konstruktiv, por pa bërë lëshime të rëndësishme apo ndonjë kompromis të vërtetë”, thotë Vogel për Exposenë.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm Vuçiqi. Ai vlerëson se vetë dialogu është përdorur shpesh për menaxhimin e krizave mes Kosovës dhe Serbisë, në vend se për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë arsye, sipas tij, një ndryshim politik në Beograd mund t’i krijonte edhe Bashkimit Evropian një moment për ta rishikuar procesin.

“Kjo, në një mënyrë ose tjetër, është një mundësi për të thënë: në rregull, nuk mund të vazhdohet më si deri tani. Duhet të rivlerësojmë se çfarë po ndodh. Duhet të shqyrtojmë pse dialogu nuk ka sjellë asgjë domethënëse prej shumë vitesh dhe të ndërmarrim hapa për ta korrigjuar. Jo vetëm ta rimendojmë dialogun, por ta vendosim atë mbi baza krejtësisht të reja”, thotë Vogel.

Edhe një dialog i vendosur mbi baza të reja do të përballej me të njëjtën pyetje themelore: sa është e gatshme Serbia ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës? Për Biserkon, përgjigjja nuk do të përcaktohet vetëm nga politika ndaj Kosovës, por nga drejtimi që do të marrë vetë Serbia.

“Vetë Serbia do të kalojë nëpër një fazë, gjatë së cilës duhet t’ia shtrojë vetes disa pyetje thelbësore dhe t’u japë përgjigje. Para së gjithash: ku janë kufijtë tanë, cili është identiteti ynë dhe ku përkasim? Në kuadër të gjithë kësaj, do të formësohet edhe raporti ndaj Kosovës”, thotë ajo.

Biserko nuk pret që ky proces të jetë i shpejtë. Pas 14 vjetësh të Vuçiqit në pushtet dhe gati dy vjetësh protesta kundër tij, ajo beson se Serbia po hyn në një periudhë të re pasigurie politike.

“Serbia po hyn në një fazë shumë të trazuar, që do të zgjasë me vite”, thotë ajo.

“Nuk do të jetë Vuçiq”

Se ku do ta çojë ajo fazë politikën serbe ndaj Kosovës, mbetet të shihet. Por, një gjë duket se Vuçiq e ka përcaktuar qartë prej kohësh: kufirin e politikës së tij.

“Dikush duhet t’ua thotë të vërtetën njerëzve. Për 10 vjet, 15 vjet, do të jetë një qeveri tjetër, një president tjetër... ndoshta edhe për pesë vjet... do të jetë dikush tjetër që do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por, nuk do të jetë Vuçiq. Vuçiq do të luftojë”, tha ai në maj të vitit 2019.

Shtatë vjet nga kjo deklaratë, Vuçiq la presidencën.

“Dikush tjetër” mund të jetë më afër.

Njohja e Kosovës, jo domosdoshmërisht./REL

aleksander vucic kosova serbia rel

Sondazh

Poll

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...