Edhe pse kanë kaluar 40 vite që kur e nisi, profesioni i torrnitorit mbetet ende pasion për të. Është ndër pak të mbeturit e këtij zanati në qytetin e Vlorës. Mes keqardhjes që profesioni i tij po shuhet dhe lumturisë që ende është në gjendje ta ushtrojë 70 vjeçari Perlat Qendro vijon të bëj tornitorin.
Mjeshtri e ka rutinë punën për të pakten pesë orë në ditë, ndaj çdo mëngjes ai i drejtohet punishtes duke riparuar e prodhuar element teknik nga duart e tij.
"Qëndroj gati pesë orë këtu, vij që nga ora 8:00 deri në orën 13:00. Bëj riparime të vogla", thotë ai.
Dëshira për punë dhe pasioni për këtë zanat nuk e lejojnë të largohet nga përditshmëria e tij. Krahas kënaqësisë që i jep puna, ai thotë se kjo është edhe një ndihmë financiare për familjen.
Perlati tregon se ka tentuar t’ia trashëgojë zanatin edhe djalit të tij, por ai është larguar drejt Italisë. Ndërsa të rinjtë, sipas tij, janë pak të interesuar për këtë profesion, edhe pse prej tij siguron të ardhura të knaqshme për jetesë.
"Djali iku në Itali, e mori si zanat dhe punon andej. Pasione kemi por mbajmë edhe familje. Por është i domosdoshëm si profesion, ka nevojë për riparime dhe rregullime", tregon ai.










Komente
Komento