Top Channel/ Zvërneci, si u refuzua plani i parë/Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën
04/10/2026 12:00

Qeveria ka kundërshtuar projektin e parë të propozuar për zhvillimin turistik të Zvërnecit. Dokumentet e publikuara në “Pasqyrën e Flamingove” tregojnë se aty ishin parashikuar të ndërtoheshin hotele, rezidenca dhe ndërtime deri në 8 kate në një territor që rezulton i mbrojtur. Dhe pikërisht statusi i zonës dhe rreziku për mjedisin ishin arsyet që çuan qeverinë ta kundërshtonte këtë variant. Ndërkaq, dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tregojnë se sipërfaqja e projektit të parë ndodhej brenda Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë” dhe prekte dy monumente natyrore, Lagunën Limopuo dhe Kodrat Molasike të Zvërnecit. Në këtë territor ka duna, habitate të shpendëve migratorë dhe biodiversitet të rrallë. Shqetësimi i institucioneve ishte se ndërtimi mund të ndikonte në këto habitate, por edhe të sillte ndotje të ujërave dhe dëmtim të ekuilibrit të Lagunës së Nartës. Për këtë arsye, projekti nuk u konsiderua i pranueshëm në formën fillestare dhe u kërkua një vlerësim më i thelluar mjedisor. Dokumentet tregojnë edhe se çfarë parashikonte ky projekt. “Zvërnec Peninsula” do të shtrihej në rreth 266 hektarë, me 1.7 milionë metra katrorë ndërtim. Rreth 771 mijë metra katrorë do të zinin rezidencat, ndërsa 292 mijë metra katrorë strukturat hoteliere. Ndërtesat parashikoheshin deri në 8 kate, me lartësi maksimale 39 metra, krahas hapësirave rekreative dhe një marine. Ndërsa në Sazan, situata është ndryshe. Projekti i lidhur me Jared Kushner nuk shtrihet në zonën e mbrojtur tokësore të ishullit, por edhe këtu dokumentet vendosin kufij të qartë. Instituti i Trashëgimisë Kulturore kërkon vëzhgime për shkak të potencialit të lartë arkeologjik nën ujë. Nëse zbulohen gjetje me rëndësi, projekti mund të ndryshojë dhe kostoja i mbetet investitorit. Marrëveshja përcakton gjithashtu se nuk do të ndërhyhet në sipërfaqen ujore përreth Sazanit, pjesë e së cilës ndodhet në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan. Investimi në Sazan parashikohet në një hapësirë rreth 45 hektarë ku do të ndërtohen struktura turistike, rezidenca, ambiente gastronomike dhe ndërhyrje në marinë. Zhvillimi do të jetë i ndarë në tri faza. Projekti parashikon rreth 1 mijë vende pune dhe 2 mijë e 651 metra katrorë për stacione plazhi.

Top Channel/ Gjyqi për Ajola Xoxën/ Caktohet data në kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut
04/10 12:01
Top Channel/ Zvërneci, si u refuzua plani i parë/Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën
04/10 12:00
Top Channel/ Qarkullonte me armë dhe me municion në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
04/10 11:55
Top Channel/ Helmimi i fëmijëve në Korçë, flasin prindërit: Tentuam ta kontaktonim drejtoreshën por…
04/10 11:55
Top News – “Kemi nevojë për…”/ Sfidat e fëmijëve me autizëm, bashkëbisedimi i nënës me Ramën
04/10 11:53
Top News – Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re
04/10 11:53
Top News – “E vetme dhe pa mbështetje”, nëna e Nikos rrëfen betejën me të birin përballë Ramës
04/10 11:45
Top Channel/ Polici përplas këmbësorin/ Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë 60 vjeçari
04/10 11:43
Top Channel/ Po tentonte të shiste narkotikë pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
04/10 10:32
Top Channel/ Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Çiflig, ndërron jetë një person, plagoset polici
04/10 09:55
Top Channel/ Vijon prej disa ditësh zjarri i madh në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
04/10 09:54
Top Channel/Protesta e 126-të në Tiranë kalon nga Ministria e Arsimit thirrje për bojkotin e mësimit
03/10 23:35
Top Channel/ Helmohen fëmijët në Korçë. Nën hetim drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke
03/10 23:24
Top Channel/ SPAK thellon hetimet për Kayo. BKH sekuestron telefonat e Ron Yeffet dhe tre zyrtarëve
03/10 23:21
Top Channel/ Korabit i rikthehet Shqiponja. Nga maja e malit hiqen simbolet e Maqedonisë së Veriut
03/10 23:19
Top News-Video skandalet e VIP-ave, reagon ish banorja e Big Brother-Jetova me familjen e Adi Hilës…
03/10 22:40
Top Channel/ 126 ditë protestë, thirrje para Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria
03/10 22:09
Top Channel/ Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, studentët largojnë simbolin maqedonas
03/10 22:06
Top News- Gjashtë fëmijë të kopshtit përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet se u helmuan
03/10 21:02
Top News- ‘Do kthej përkrenaren e Skënderbeut’. Kandidati për president në Austri premtim Shqipërisë
03/10 20:30