Është vënë në pranga ditën e sotme shtetasi M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, i cili akuzohet nga Spanja si anëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike dhe për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vijim të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, efektivët e Fierit kanë lokalizuar dhe kapur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shtetasin M. T., 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier.
Po ashtu bëhet me dije se Gjykata e Madridit, Spanjë, ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i përkohshëm i shtetasit M. T., me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
