• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

12:12 : 04/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin dhe dokumentacionin e terminalit të Sarandës, duke e cilësuar investimin si një zgjidhje që, sipas saj, nuk i shërben problemeve reale të qytetit.

Gjatë një deklarate nga ambientet e terminalit, Zhupa kritikoi mënyrën se si është projektuar objekti, duke u ndalur te lëvizja e autobusëve dhe lidhja e terminalit me aksin kryesor të qytetit.

Sipas deputetes demokrate, pozicionimi i terminalit paralel me rrugën kryesore krijon vështirësi për autobusët që largohen nga Saranda drejt Tiranës apo destinacioneve të tjera.

Ajo pretendoi se autobusët nuk mund të dalin drejtpërdrejt në aksin kryesor, por duhet të përshkojnë rreth 1.5 kilometra, të shkojnë deri te rrethrrotullimi dhe më pas të rikthehen për të vijuar rrugën.

“Jua tregoj këtë si shembull i një projektimi të gabuar”, tha Zhupa.

Lexo edhe:

Zhupa me delegacionin e Bundestagut: Korrupsioni, pengesë për integrimin në BE

Rama “zhduket” nga videoja zyrtare e liderëve që folën në OKB

Zhupa ngriti gjithashtu pretendime mbi dokumentacionin teknik të terminalit. Sipas saj, pavarësisht se objekti është në përdorim, ai nuk është pajisur me certifikatë kolaudimi dhe certifikatë sigurie.

Deputetja kërkoi gjithashtu transparencë mbi lejen e ndërtimit dhe parametrat teknikë të objektit, duke argumentuar se këto elemente duhet të garantojnë funksionalitetin dhe sigurinë e terminalit.

Një tjetër kritikë e Zhupës lidhet me qëllimin kryesor të terminalit: uljen e trafikut dhe lehtësimin e problemit të parkimeve në Sarandë.

Sipas saj, autobusët vazhdojnë të hyjnë në një pjesë të qytetit, ndërsa terminali nuk ka krijuar një zgjidhje funksionale për qytetarët që do të linin automjetet aty dhe do të vijonin drejt qendrës.

Zhupa tha se mungojnë linjat e rregullta të transportit urban që do të lidhin terminalin me qendrën e Sarandës.

“Terminali do të duhej të ishte zgjidhja e qytetit për trafikun. Duhet të ishte zgjidhja e qytetit për lehtësimin e parkingjeve në qytet. As njërën dhe as tjetrën nuk e ka bërë”, deklaroi ajo.

Në përfundim, deputetja e PD-së e cilësoi terminalin si një “investim fasadë”, duke pretenduar se paratë publike janë përdorur për një vepër që nuk ka sjellë, sipas saj, zgjidhje konkrete për trafikun dhe parkimin.

“Kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një investim fasadë, më shumë para të qytetarëve shqiptarë të cilat janë keqpërdor dhe që nuk sjell një zgjidhje reale as për trafikun dhe as për parkimin e qytetit të Sarandës”, u shpreh Zhupa.

Etiketa: denoncimina zhupaparkimparkimi i sarandestrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa me delegacionin e Bundestagut: Korrupsioni, pengesë për integrimin në BE

16:16 : 29/09/2026
AKTUALITET

Rama “zhduket” nga videoja zyrtare e liderëve që folën në OKB

22:30 : 28/09/2026
AKTUALITET

“Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo”/ Ç’ndodh brenda Ministrisë së Energjisë? Balluku ende në pushtet pas shkarkimit

20:49 : 28/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni është “taksa e fshehtë” që rëndon mbi familjet dhe bizneset shqiptare

10:28 : 26/09/2026
AKTUALITET

Pishë-Poro-Narta në Kushtetuese, PD ankimon ligjin: Si u fshinë 5551 hektarë për t’i hapur rrugë betonit

12:24 : 25/09/2026
AKTUALITET

Zhupa pas arrestimit të Hysenit: Rama përgjegjës, duhet qeveri tranzitore!

11:44 : 23/09/2026

TË GJITHA

Zhupa denoncon terminalin e Sarandës: Investim fasadë, nuk zgjidh as trafikun dhe as parkimin

12:12 : 04/10/2026

Lali, frikë nga Rama edhe në burg

11:52 : 04/10/2026

Nga “krenaria e ushtrisë” tek dyshimet për trafik ndërkombëtar!

11:46 : 04/10/2026

Vijon prej disa ditësh zjarri në Gjinar të Elbasanit, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri

11:36 : 04/10/2026

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

11:16 : 04/10/2026

Tabaku: Çmimet nuk ulen me “polic digjital”, por duke ndryshuar politikat e qeverisë

11:08 : 04/10/2026

Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje këmbësoren

10:54 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com