Votohet në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët akuzojnë politikanët
Në Bosnje e Hercegovinë u hapën të dielën qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Rreth 3.4 milionë votues po zgjedhin tre anëtarët e presidencës multietnike, ligjvënësit kombëtarë dhe liderët e dy entiteteve të vendit: Federatës me shumicë myslimane të Bosnje e Hercegovinës dhe të Republika Srpska, me shumicë serbe.
Ky sistem kompleks institucional u krijua përmes marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për të riparuar përçarjet mes myslimanëve boshnjakë, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë.
Raportime paraprake sugjerojnë se procesi u vonua në shumë qendra, për shkak të problemeve me sistemin digjital të votimit, që u prezantua si zgjidhje për shqetësimet për manipulimin e votave. Qendrat mbyllen në orën 19.
Zgjedhjet vijnë teksa shumë qytetarë në shtetin shumetnik të Ballkanit përballen me probleme të përditshme, ndërkohë që liderët politikë vijojnë me tensionet e epokës së luftës, që vazhdojnë ta mbajnë vendin të përçarë që prej konfliktit të viteve 1992-1995.
Për herë të parë, autoritetet po përdorin sistemin elektronik të identifikimit dhe skanimin e votës për të parandaluar parregullësitë dhe manipulimet e organizuara, të cilat minuan besimin qytetar tek zgjedhjet e mëparshme.
Pjesa dërrmuese e 75 partive në garë janë organizuar në baza etnike. Grupi boshnjak nacionalist, Partia për Veprimin Demokratik ka bërë fushatë për mbajtjen e Bosnjës së bashkuar kundër separatizmit serb, ndërsa shumë kroato-boshnjakë mbështesin partitë etnike si filialin e partisë qeverisëse në Kroaci, Unioni Demokratik Kroat.
Bakir Izetbegoviç, i biri i ish-liderit të boshnjakëve Alija Izetbegoviç, po kërkon një mandat të tretë si kryetar i qendrës së djathtë SDA, që është dhe partia më e madhe boshnjake në vend.
Por shumë qytetarë të zhgënjyer akuzojnë politikanët se përdorin nacionalizmin për të shmangur përballjen me problemet reale të shoqërisë, si standardet e jetesës dhe eksodin e të rinjve.
Gjithashtu, vendi mbetet i ndarë mes procesit të integrimit evropian, që ka mbetur i bllokuar prej kohësh dhe influencës së vazhdueshme të Rusisë.
Juristja Milori: Presidenti i Kosovës mund të falë dhe amnistojë të dënuarit në Hagë, çfarë parashikon projektligji i ri
“Ne si VV nuk do e çojmë Kosovën në zgjedhje të parakohëshme” Deputeti Kraki: Partitë duhet të pajtohen
“Kurti me SHBA nuk ka marrëdhënie!” Gavrani: Fotoja me Trump nuk tregoi asgjë!
- 11:59 Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv, qindra forca në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 11:44 Qarkullonte i armatosur, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet pistoletë dhe 23 fishekë (EMRI)
- 11:10 Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
- 10:54 Kancelari i Gjermanisë vizitë të papritur në Kiev, paketë 1.35 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
- 10:46 Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
- 10:30 Vijon prej ditësh zjarri në Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri (VIDEO)