Arbitër turk për sfidën Shqipëri-San Marino, UEFA zyrtarizon ekipin e gjyqtarëve
4 Tetor 2026 |
12:26
Një skuadër arbitrash nga Turqia do të gjykojë përballjen mes Shqipërisë dhe San Marinos në Nations League. Ndeshja do të luhet më 6 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Mehmet Türkmen do të jetë arbitri kryesor i sfidës, ndërsa Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta do të jenë asistentët e tij.
Detyrën e arbitrit të katërt do ta ketë Oguzhan Çakir, ndërsa Onur Özütoprak do të jetë gjyqtari i VAR-it.
Pas humbjes 2-0 ndaj Finlandës, kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te fitorja në shtëpi përballë San Marinos. Shqipëria synon tri pikët për të vijuar garën për vendin e parë në Grupin C1 të Nations League.
Lajme të Sugjeruara
Finlanda përmbys Shqipërinë në Helsinki, kuqezinjtë pësojnë humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve
Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pasi është mposhtur 2-1 nga Finlanda në Helsinki, në sfidën e tretë...
Pas dy fitoreve radhazi, Shqipëria kërkon suksesin e radhës ndaj Finlandës! Publikohet formacioni zyrtar
Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj këtë të shtunë unë duelin e radhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë sot Finlandën në transfertë. Shqipëria kryeson...
Maran: Finlanda na bën të luajmë keq! Hysaj: Objektivi është të jemi të parët
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj kanë dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Helsinki Olympic”, në prag të ndeshjes...
- 12:10 Votohet në Bosnje e Hercegovinë, qytetarët akuzojnë politikanët
- 11:59 Zjarri në malin e Bukanikut vijon të jetë aktiv, qindra forca në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 11:44 Qarkullonte i armatosur, arrestohet 38-vjeçari, i sekuestrohet pistoletë dhe 23 fishekë (EMRI)
- 11:10 Përplasi për vdekje me motor 75-vjeçaren, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë
- 10:54 Kancelari i Gjermanisë vizitë të papritur në Kiev, paketë 1.35 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
- 10:46 Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan