ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar 3 Tetor, 19:11...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200 3 Tetor, 12:24 ...
Dodiku nuk është në asnjë fletëvotim, pasi i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike, por fytyra e tij është e dukshme në billborde në mbarë entitetin e Republikës Sërpska të vendit, ku ai mbetet një zë me ndikim të madh.
Qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë po votojnë më 4 tetor në zgjedhjet për organe të ndryshme të sistemit politik shumë-nivelësh të vendit, ku disa kandidatë bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa politikani veteran i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, zhvilloi fushatë për një agjendë separatiste.
Dodiku nuk është në asnjë fletëvotim, pasi i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike, por fytyra e tij është e dukshme në billborde në mbarë entitetin e Republikës Sërpska të vendit, ku ai mbetet një zë me ndikim të madh. Votuesit po votojnë për presidencën qendrore trepalëshe të vendit dhe parlamentin kombëtar, krahas zgjedhjeve për legjislaturat rajonale, në një sistem politik kompleks të krijuar në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1990 në vend.
Kujtimet e hidhura të asaj periudhe janë ringjallur nga vdekja e fundit e komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili u dënua për gjenocid nga tribunali i Hagës për krime lufte në Bosnje, si dhe nga varrimi me nderime heroi që iu bë atij në Beograd.
“Shpresat e mia i kam te fakti se brezat e rinj që po vijnë janë shumë më të zgjuar se ne që ishim ndonjëherë. Vetëm shpresoj që ata të mos mbartin të njëjtin lloj frike që kemi ne, frikën që na ka bërë të tërhiqemi në kampet tona kombëtare për më shumë se 30 vjet tani”, tha banorja e Sarajevës, Suzana Saçiq, më 4 tetor.
“Nuk pres ndonjë ndryshim drastik këtu. Në thelb, ne jemi një shoqëri që është mësuar me këtë lloj politike”, tha një tjetër votues, Lubisha Açimoviq, në qendrën administrative të Republikës Sërpska, Banjallukë.
Në një tubim parazgjedhor, Dodik bëri thirrje që kufiri mes Republikës Sërpska dhe Serbisë të fshihet. Politikanë të tjerë nacionalistë kanë bërë thirrje për bashkim me Serbinë. Ndërsa ndarja politike ende pasqyron konfliktin e viteve 1990, një element i ri në këto zgjedhje janë verifikimet biometrike të votuesve dhe skanerët e fletëvotimeve. Kjo bëri që disa qendra votimi të hapeshin më vonë se sa ishte planifikuar, për shkak të problemeve teknike.
“Sot po testojmë diçka që do të jetë e ardhmja e procesit zgjedhor, ndaj të gjithë duhet të jemi të durueshëm, sepse përfitimet janë të shumta”, tha anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Irena Haxhiabdiq./REL
Aleksandar Vuçiq gjatë fjalimit të dorëheqjes nga posti i presidentit, 27 shtator 2026. Për më shumë se një dekad...
foto ilustruese ARABI SAUDITE- Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka hedhur poshtë pretendimet e rebelëve Huthi se kanë kryer nj...
Dy muaj pas krizës në Ceuta BE-ja ashpërson më tej rregullat e azilit dhe do të hapë qendra dëbimi në vende të tr...
Foto ilustruese BOSNJA- Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës po votojnë këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme, n...
Ngushtica e Hormuzit HORMUZ- Një anije cisternë është goditur nga një raketë e paidentifikuar në Ngushticën e Hormu...
Rusia ka goditur objektiva civile në Kiev dhe është zotuar të intensifikojë sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas. Rusia është...
Disa anije në Ngushticën e Hormuzit Eksportet e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme arritën në shtator nivelin m&eu...
Jay Clayton SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në krye të nj&eum...
Luiz Inácio Lula da Silva BRAZIL- Brazilianët u drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për raundin e parë...
pamje JEMEN- Përshkallëzohet situata në Jemen, teksa rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar me raketa dhe dronë objek...