Gjashtë fëmijë të njërit prej kopshteve në Korçë u raportua se u helmuan dhe me simptoma të vjella në spital, për shkak të ushqimit. Prindi i njërit prej vogëlushëve të prekur shprehet për mediat se numri i fëmijëve të prekur mundet që të jetë trefish më i lartë nga seç u tha në fillim.
“Me shifër të saktë nuk e di, me përafërsi mendoj se mund të jenë diku te 20 fëmijë. Me sa dëgjova nga të gjithë prindërit që u interesuam, një pjesë ishim në një gjendje që morëm trajtim në spital, por të gjithë shfaqën simptoma, dikush më të lehta, dikush më të rënda, por që pothuajse të gjithë shfaqën simptoma. Madje një pjesë e shfaqën edhe ditën pasardhëse.”, tha Koço Xexo për emdiat.
Ndërsa më tej, Xexo ka zbuluar dhe menunë ushqimore që helmoi vogëlushët e Korçës. Konkretisht mësohet se fëmijët kanë ngrënë në kopsht: bukë me vezë për mëngjes dhe për drekë pilaf, mish pule dhe kos.
“Mjekja, djalit tim të paktën i bëri analiza të plota sepse ishte pak shqetësuese në fillim dhe doli që kishte helmim më tha nga produktet ushqimore, dyshonte për këtë. Ndërkohë që dhe analizat treguan që kishte rruaza të larta të bardha të gjakut që tregonte që kishte një vështirësi më shumë në organizëm nga kjo punë, nga helmimi.”, shton më tej prindi.
Sa i përket drejtoreshës së kopshtit e cila është vënë nën hetim pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimet për kontrollin e ushqimit që u është shërbyer fëmijëve, Xexo thotë se ajo është “zhdukur”. Në vend që të përballet me drejtësinë dhe prindërit e fëmijëve të cilët u helmuan nga pakujdesia e saj dhe stafit të kopshtit, drejtoresha me iniciale M.K, nuk u përgjigjet telefonata të prindërve.
“Nga drejtoresha nuk arritëm dot të merrnim asnjë kontakt asnjë nga prindërit, ndërkohë që edukatorja e grupit të kopshtit u shfaq e shqetësuar, e interesuar, erdhi në ambientet e spitalit duke u interesuar për të gjithë fëmijët. Atë që kishte kompetencë ajo e bëri se deri më shumë nuk ka për të bërë në dorë, kurse nga pjesët e tjera të kopshtit pothuajse nuk morëm kontakt fare.
Shumë prindër tentuan ta telefononin disa herë drejtoreshën dhe nuk patën asnjë lloj përgjigje nga telefoni. Jo, nuk e hapi fare. Me sa dëgjuam nga ato zonjat. Pastaj në qoftë se të tjerët kanë arritur dikush ta kontaktojë nuk e di, po një pjesë e madhe e ne prindërve që ishim aty nuk arritëm dot të merrnim kontakt.”, vijon më tej Koço Xexo.
Në përmbyllje të reagimit të tij për mediat, Xexo, prindi i njërit prej fëmijëve të helmuar në kopsht, kërkon që të tregohet më shumë kujdes për ushqimet që u jepen vogëlushëve në kopsht duke theksuar se ata janë në një moshë që nuk kujdesen dot për veten dhe janë të pambrojtur.
“Unë nuk besoj se mund të jetë një gjë me qëllim, ose mund të jetë diçka nga pakujdesia ose nga kontrolli i produkteve të para që merren. Puna është që ata janë fëmijë shumë të vegjël edhe situata të tilla i rëndojnë shumë organizmin dhe për hir të së vërtetës në momentet e para u trembëm pak për gjithçka ndodhi. Kështu që kërkojmë që të paktën të jetë kujdesi një çikë më i lartë, sidomos edhe te fëmijët, edhe të shtohen pak ndoshta më shumë kontrollet ose dhe përgjegjësia e njerëzve që janë afër fëmijëve, sepse janë pothuajse të pambrojtur në moshën që janë.”, përmbyll fjalën e tij prindi.
Fjala e plotë e Koço Xexos për mediat:
Fëmijën e morëm nga kopshti rreth orës 1:30 që mbaron ajo pjesa e fëmijëve që rrinë pa gjumë. Për momentin na tha që kishte pak shqetësime me me barkun, po në rastet e këtyre fëmijëve kaq të vegjël është një gjë që e thonë më shpesh. Më pas fjeti, u qetësua dhe kur u ngrit, u ngrit direkt edhe kishte të vjella. Të vjellat nisën, u bënë më periodike dhe më të shpeshta më vonë dhe arritëm deri në fazën që na u duk shumë shqetësuese sepse fëmija humbi pothuajse edhe fuqinë fare, u bë na u zverdh shumë edhe u bë shumë shqetësuese.
Edhe u nisëm që në atë moment drejt spitalit të Korçës ku morëm trajtim. Djali im ishte një çikë më shumë i avancuar, mori një trajtim një çikë më të plotë, ndërkohë që duke diskutuar dhe me prindërit e tjerë dëgjuam që kjo gjë kishte ndodhur pothuajse masivisht në të gjithë fëmijët. Dikush me simptoma më të lehta, dikush me simptoma më të rënda. Aty me sa pashë vajtën dhe diku te 5-6 fëmijë të tjerë të cilët u trajtuan në spital.
Fëmijët me sa na tha djali kishte pilaf, dhe ai kishte dhe copa mish pule, kos, ndërkohë që dhe në mëngjes kishte ngrënë bukë me vezë.
Mjekja, djalit tim të paktën i bëri analiza të plota sepse ishte pak shqetësuese në fillim dhe doli që kishte helmim më tha nga produktet ushqimore, dyshonte për këtë. Ndërkohë që dhe analizat treguan që kishte rruaza të larta të bardha të gjakut që tregonte që kishte një vështirësi më shumë në organizëm nga kjo punë, nga helmimi.
Më pas morëm edhe trajtime të tjera për në shtëpi kur e nxorëm. Mund të kemi qëndruar mbi 5-6 orë në spital dhe e pamë që u përmirësua pak situata. Morëm dhe disa trajtime të tjera, na bëri dhe pak temperaturë në darkë, po duke kaluar orët pati një lehtësim. Nga drejtoresha nuk arritëm dot të merrnim asnjë kontakt asnjë nga prindërit, ndërkohë që edukatorja e grupit të kopshtit u shfaq e shqetësuar, e interesuar, erdhi në ambientet e spitalit duke u interesuar për të gjithë fëmijët. Atë që kishte kompetencë ajo e bëri se deri më shumë nuk ka për të bërë në dorë, kurse nga pjesët e tjera të kopshtit pothuajse nuk morëm kontakt fare.
Shumë prindër tentuan ta telefononin disa herë drejtoreshën dhe nuk patën asnjë lloj përgjigje nga telefoni. Jo, nuk e hapi fare. Me sa dëgjuam nga ato zonjat. Pastaj në qoftë se të tjerët kanë arritur dikush ta kontaktojë nuk e di, po një pjesë e madhe e ne prindërve që ishim aty nuk arritëm dot të merrnim kontakt. Si fillim duhet që të shohim çfarë problemi ka patur, që të kuptojmë më mirë se çfarë problemi kishin fëmijët dhe më pas pastaj patjetër që kur të merren masat e duhura do përpiqemi ta shpiem prapë.
Me shifër të saktë nuk e di, me përafërsi mendoj se mund të jenë diku te 20 fëmijë. Me sa dëgjova nga të gjithë prindërit që u interesuam, një pjesë ishim në një gjendje që morëm trajtim në spital, por të gjithë shfaqën simptoma, dikush më të lehta, dikush më të rënda, por që pothuajse të gjithë shfaqën simptoma. Madje një pjesë e shfaqën edhe ditën pasardhëse.
Unë nuk besoj se mund të jetë një gjë me qëllim, ose mund të jetë diçka nga pakujdesia ose nga kontrolli i produkteve të para që merren. Puna është që ata janë fëmijë shumë të vegjël edhe situata të tilla i rëndojnë shumë organizmin dhe për hir të së vërtetës në momentet e para u trembëm pak për gjithçka ndodhi. Kështu që kërkojmë që të paktën të jetë kujdesi një çikë më i lartë, sidomos edhe te fëmijët, edhe të shtohen pak ndoshta më shumë kontrollet ose dhe përgjegjësia e njerëzve që janë afër fëmijëve, sepse janë pothuajse të pambrojtur në moshën që janë.


