MAGAZINË /

Selin Bollati rrëfen konfliktin mes prindërve pas “Big Brother”: Janë ende bashkë, kam ndërhyrë për t’i pajtuar

Gjatë një diskutimi në emisionin “Goca dhe Gra” për divorcin dhe paragjykimet ndaj grave të divorcuara, ajo shpjegoi se qëndrimet e ndryshme të prindërve ishin kthyer në një konflikt mes tyre.

Shkruar nga Versus
Selin Bollati rrëfen konfliktin mes prindërve pas “Big
Selin Bollati

Selin Bollati ka folur për një periudhë të vështirë në marrëdhënien mes prindërve të saj, duke treguar se një vendim që lidhej me eksperiencën e saj në “Big Brother” kishte shkaktuar mospajtime mes tyre.

Gjatë një diskutimi në emisionin “Goca dhe Gra” për divorcin dhe paragjykimet ndaj grave të divorcuara, ajo shpjegoi se qëndrimet e ndryshme të prindërve ishin kthyer në një konflikt mes tyre.

“Unë e kam të përjetuar për veten time. Një vendimmarrje që unë bëra për ‘Big Brother’, njëri prind e suportonte, njëri prind nuk e suportonte dhe askush nuk u drejtua tek unë që të më pyeste pse ti ke marrë këtë vendimmarrje me pëlqimin e njërës palë dhe mospëlqimin e palës tjetër, por ama kaloi në konflikt të brendshëm mes njëri-tjetrit”, tregoi Selin.

E pyetur nga Ori Nebijaj nëse po i referohej pjesëmarrjes në reality-show, ajo e konfirmoi.

Selin sqaroi se fillimisht kishte marrë miratimin e të dy prindërve, por në përfundim të eksperiencës ata e kishin pritur ndryshe rrugëtimin e saj.

“Po, rasti i ‘Big Brother’-it. Ishte një vendimmarrje që unë e mora me konfirmimin e të dyja palëve, e të dy prindërve. Por në përfundim të tij nuk ishte një rrugëtim që për njërën palë u përqafua, për palën tjetër ishte thjesht dëshira që unë të sfidoja veten dhe ma dha atë lirinë për ta çuar deri në fund”, tha ajo.

Orinda Huta e pyeti për marrëdhënien e prindërve aktualisht. Selin zbuloi se ata janë ende bashkë dhe se ajo kishte ndërhyrë për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Në këtë moment prindërit janë bashkë. Unë e kam ndarë dhe më përpara me publikun dhe kjo ka qenë prej negociimeve që unë kam bërë, pra unë e kuptova që problemi isha unë dhe thashë OK”, u shpreh ajo.

Duke folur për ndikimin emocional të situatës, Selin pranoi se kishte ndier një përgjegjësi të madhe, pasi nuk dëshironte të shihte asnjërin prej prindërve në vështirësi.

“Është përgjegjësi, se nuk ka fëmijë që asnjërën palë do ta shikojë keq”, tha Selin.

 

Poll