Zgjedhjet në Letoni/ Partia e kryeministrit pro-ukrainas drejt fitores, rezultat i fortë edhe për populistët e mbështetur nga rusishtfolësit

4 Tetor 2026, 13:25Bota TEMA
Zgjedhjet në Letoni/ Partia e kryeministrit pro-ukrainas  drejt fitores,

Partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Andris Kulbergs po shkon drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Letoni, sipas rezultateve të pjesshme, që tregojnë se vendi do të ruajë orientimin e tij pro-evropian dhe pro-ukrainas.

Megjithatë, edhe partitë populiste të mbështetura fuqishëm nga minoriteti rusishtfolës i Letonisë kanë arritur një rezultat të mirë, në përfundim të një fushate zgjedhore të dominuar nga shqetësimet lidhur me Rusinë fqinje dhe koston e jetesës.

Lini një Përgjigje