Në episodin e katërt të sezonit të 7, në podcastin “Flasim” u diskutua për fëmijët me spektrin autik, ndihmën e dhënë përmes mësuesve ndihmës, duke qenë se kjo kategori ka nevojë për një trajtim dhe përkrahje ndryshe gjatë orëve të mësimit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri zbuloi se Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues të institucioneve, prindërve e mësuesve, me synim për të mundësuar më të mirën për këtë kategori.
“Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje.
Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve”, tha Rama.
Eglantina, nëna e Nikos e cila përmes një letre drejtuar kryeministri i ka kërkuar që të jetë pjesë e podcastit të tij. Ndaj sot ajo së bashku me djalin e saj 26-vjeçar, Nikon i është bashkuar podcastit të Ramës duke dhuruar një episod më të veçantë.
E ftuar është dhe Kristina, mësuese ndihmëse prej dhjetë vitesh, me një eksperiencë të konsiderueshme me një mision që është mësuesia dhe të qëndruarit pranë këtyre fëmijëve që duan mësues më vete dhe më shumë kujdes.
Ajo që do e bëjë më të veçantë këtë episod do të jetë mbyllja, pasi Niko si artist i ri, do të dhurojë një performancë këndimi dhe do të luajë me kitarë.
Pjesë nga biseda:
“Mos shiko mamin, më shiko mua se unë jam mirë” thotë Rama mes batutash.
“Unë jam me ty zoti Kryeministër” përgjigjet Niko. “Sepse je Partia Socilaiste, unë jam me PS-në”, shton Niko.
Edi Rama: Mesa kam dëgjuar se një djalë i jashtëzakonshëm. Kemi dhe një gjuhë tjetër bashkë përvec PS-së, kemi studiuar për arte. Ti nuk ke studiuar pikturë. ke studiuar tingujt.
Niko: Kitarë dhe kanto në bachelor. Tani kam hyrë në master për këto të dyja. Mua më pëlqen kantoja sepse nuk është gjë e keqe. Edhe kitara është më e mirë.
Edi Rama: Na këndo pak na mëso dhe ne.
Niko: Në fund zoti Kryeministër, sepse kam pak emocione.
