Një 23-vjeçare greke, nënë e një fëmije dhe shtatzënë me të dytin, ka denoncuar ish-partnerin e saj shqiptar, 31 vjeç, për dhunë, kërcënime dhe përndjekje në Lavrio.
Sipas mediave greke, ajo pretendon se në vitin 2024 ai e goditi me grushte dhe shkelma deri sa humbi ndjenjat, edhe ndërsa mbante foshnjën në krahë.
Më pas, sipas saj, e kërcënoi që t’u thoshte mjekëve se kishte rënë nga shkallët.
Pas ndarjes, gruaja u pajis me butonin e alarmit “Panic Button”, ndërsa ndaj 31-vjeçarit u vendos ndalimi për t’iu afruar në më pak se 50 metra. Ajo thotë se kërcënimet vazhduan.
Sipas raportimit të 3 tetorit, policia e kërkonte pas një episodi kërcënimi më 2 tetor në një kënd lojërash, në prani të fëmijës. Kalimtarët njoftuan policinë, ndërsa ai u largua.
23-vjeçarja, në muajin e gjashtë të një shtatzënie me rrezik, kërkon mbrojtje për veten dhe fëmijët. Sipas saj, gjyqi për denoncimin e mëparshëm është caktuar në nëntor./Versus.al

